FOTO/ Saimir Tahiri udhëtoi në Gjermani me vartësin që kontrollonte drejtoritë e...

FOTO/ Saimir Tahiri udhëtoi në Gjermani me vartësin që kontrollonte drejtoritë e policive në rrethe, ja emri i ish-zyrtarit

180
0
Shares

Udhëtimi i bujshëm i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri drejt Gjermanisë gjatë kohës që është nën hetim nga prokuroria i tronditi të gjithë pasi u mendua se kishim të bënim me një arratisje. Por Tahiri u kthye, megjithëse mbeten ende enigmë takimet e tij në Gjermani, pasi siç është vërtetuar tashmë edhe nga sistemi TIMS alibia e tij për të parë babain e sëmurë është rrëzuar. Ish-ministri udhëtoi për në Gjermani me një ish-vartës të tij dhe Tpz.al zbulon se ky ish vartës, është Evi Rodo, i cili është shkarkuar nga Ministri i ri i Brendshëm aktual, Fatmir Xhafaj. Evi Rodo, ka mbajtur postin e Drejtorit të Inspektimit, e cila ka për detyrë kontrolle të planifikuara ose blic për llogari të ministrit të brendshëm, në drejtoritë vendore të policive në qarqe, komisariate apo stacione policore. Xhafaj e “shkriu” tërësisht si drejtori, duke ia kaluar kompetencat Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave që drejtohet nga Eduard Merkaj. Nga kjo “shkrirje”, Evi Rodo mbeti papunë dhe burimet për Tpz.al thonë se qëllimi i vetëm i eleminimit të kësaj drejtorie, e bëri për të larguar nga korridoret e ministrisë emërimet e paraardhësit të tij në detyrë, Saimir Tahiri. Ndërkohë, duke u rikthyer tek udhëtimi 3-ditor i Tahirit në Gjermani, ai ka qënë i shoqëruar gjatë gjithë kohës, nga Evi Rodo. Gjatë kthimit, ish Ministri i Brendshëm ka dalë nga hyrja VIP e Rinas-it, ndërsa ish vartësi i tij Evi Rodo, ka dalë nga udhëtarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY