Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO & EMRI/ Angli, sulmi brutal, 18 vite burg për shqiptarin që bëri për koma bashkatdhetarin

23/11/2017
FOTO & EMRI/ Angli, sulmi brutal, 18 vite burg për shqiptarin që bëri për koma bashkatdhetarin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Plot 18 vjet burg ka dhënë gjykata britanike për Fatmir Stafasanin, i cili hyri në shtëpinë e një shqiptareje në Londër dhe e goditi atë me levë, duke e lënë aty pasi mendoi se kishte vdekur.
Shqiptari 49-vjear u kap ndërkohë që po dilte nga banesa e tij në Fulham të Londrës. Gjatë dhënies së vendimit, ai qëndroi pa folur duke mos treguar asnjë emocion.
Sipas “The Independent”, Stafasani mundi të futet në banesën e gruas, duke ndërtuar një platformë të improvizuar për të hyrë përmes një çatie prej xhami.
Ai priti rreth një orë, derisa ajo të kthehej në shtëpi, para se ta sulmonte brutalisht. Gruaja pësoi pesë thyerje të kafkës, plagë në dorë e gishta të thyer. Pavarësisht lëndimeve, ajo arriti të zvarritej në shtëpinë e një fqinji dhe të kërkonte ndihmë para se të përfundonte pa ndjenja.
Urgjenca arriti në shtëpinë e saj pak para orës 3 të mëngjesit, më 20 mars dhe ajo u dërgua në spital, ku kaloi nëntë ditë në koma.
Gruaja e kishte njohur Stafasanin dhe kur rifitoi vetëdije konfirmoi se kishte qenë ai që e kishte sulmuar. Stafasani, një shqiptar i cili jetonte në Brunswick Court, EC1, u dënua të martën në Southwark Crown Court në 18 vjet burg për vrasje në tentativë dhe vjedhje me pasoja të rënda.
Gjykatësi tha se e konsideroi Stafasanin një shkelës të rrezikshëm të ligjit. Zyrtari i lartë hetues, Detective Inspector Damian Ash, tha se, “Ky ishte një sulm i tmerrshëm në shtëpinë e vetë viktimës, i cili përfshinte planifikim të kujdesshëm dhe të paramenduar nga Stafasani. Ai ka hyrë me forcë në banesën e viktimës dhe e ka goditur atë me levë, më pas është larguar duke menduar se e ka vrarë. Ne nuk e dimë motivin e këtij sulmi, Stafasani nuk ka thënë asgjë dhe nuk ka treguar asnjë detaj. Ekipi i hetimit shpreson që viktima e tij të shërohet sa më shpejt”.

Tags: ANGLIFatmir Stefasanasimasakron femer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.