Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rasti Alket Hatiaj, prokurorët shqiptarë disa kërkesa për homologët italianë

22/11/2017
Gazetarja rrëfen takimin me “zotin e drogës”: Cili ishte meraku i Alket Hatiajt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Çështja e Alket Hatiajt, i cilësuar nga mediat italiane si zot i drogës, ka vënë në vështirësi drejtësinë shqiptare. Prokurori Kujtim Bashaj, i cili i është drejtuar Gjykatës së Durrësit me kërkesën për ekstradimin e të kërkuarit drejt Italisë, kërkon ndihmën e Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim që t’i jepet zgjidhje çështjes.
Në shkresën që mban firmën e tij, prokurori kërkon që autoriteteve italiane t’u vihen në dispozicion përmes letër porosisë, vendimet e dënimit të Alket Hatiajt nga drejtësia shqiptare, dhe të pyeten nëse i qëndrojnë sërish kërkesës për ekstradim.
“Duke i vënë në dispozicion vendimin penal nr.1 90 të vitit 2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda si dhe atë të Apelit e Gjykatës së Lartë, për shqyrtimin e tij, t’iu kërkohet autoriteteve italiane nëse i qëndrojnë përsëri kërkesës për ekstradim. Kjo pasi në ligj sanksionohet se “nuk mund të jepet ekstradimi… kur ka filluar procedimi ose është gjykuar në Shqipëri, edhe pse vepra penale është kryer jashtë shtetit”, thuhet në shkresë.
Prokurori pranon më tej në letër se është e dukshme që Hatiaj, për periudhën kohore 2003 – 2004, që bën fjalë vendimi i gjykatës italiane për dënimin e tij me 20 vjet burgim, mbi të cilin është kërkuar ekstradimi, ai është gjykuar nga drejtësia shqiptare dhe e ka shlyer dënimin.
“Të paktën në 15 episode bazuar në përgjime dhe akte procedurale të grumbulluara dhe të sjella në rrugë ligjore nga autoritetet e drejtësisë italiane në Shqipëri, rezulton që Hatiaj të jetë dënuar nga gjykata shqiptare, dënim i cili tashmë rezulton i vuajtur prej tij”.
Prokurori këmbëngul që shtetit fqinj, t’i kërkohet garanci për rigjykimin e Hatiajt, në rast ekstradimi.
Për faktin se deri më tani garancia nuk ka mbërritur, gjykata e Durrësit firmosi për shtyrjen e seancës këtë të mërkurë. Alket Hatiaj, jeton në arrati prej 5 muajsh, dhe gjatë një interviste për “Neës 24” ai deklaroi se nuk do të dorëzohet pasi e ka humbur besimin te drejtësia. Ai është dënuar me 20 vite burgim nga Gjykata e Apelit në Milano, ndërkohë që këmbëngul se për të njëjtat vepra penale është dënuar në Shqipëri dhe i ka mbyllur hesapet me drejtësinë.

Tags: Alket Haiajprokuroria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK, 24 urdhër arreste të reja për dy dosjet e mëdha të kokainës

19/06/2026
DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

18/06/2026
Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, çfarë do të bëjë në Seul

Rama: Rezoluta e PE nuk është fitore e protestuesve, amendamenti për Zvërnecin u rrëzua

18/06/2026
Berisha: Kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Berisha: Kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

18/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK, 24 urdhër arreste të reja për dy dosjet e mëdha të kokainës

19/06/2026
DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

18/06/2026
Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, çfarë do të bëjë në Seul

Rama: Rezoluta e PE nuk është fitore e protestuesve, amendamenti për Zvërnecin u rrëzua

18/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.