Gjykata lë në burg tutorin “Tata” dhe “Balerinat” e Shkodrës

Gjykata lë në burg tutorin “Tata” dhe “Balerinat” e Shkodrës

271
0
Shares

Shtatë personat që akuzohen si pjesëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në shfrytëzimin dhe ushtrimin e prostitucionit dhe që u arrestuan në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” janë lënë në burg nga Gjykata e Shkodrës. Gjatë operacionit u ndalua Rinard “Federik” Tota, 50 vjeç banues në Shkodër, organizator i rrjetit të prostitucionit. Në pranga përfundoi edhe 41-vjeçari Kastriot Musa dhe pesë vajzat që akuzohen për ushtrim prostitucioni. Rinard Tota shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni lokalin e tij “Tata” në Shkodër. Gjatë kontrollit, atij iu sekuestrua ambienti tre katësh në pronësi të tij, dy automjete, një pistoletë dhe bizhuteri të llojeve të ndryshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY