VIDEO SKANDAL/ Një i pafajshëm mbahet në burg për një celular që...

VIDEO SKANDAL/ Një i pafajshëm mbahet në burg për një celular që nuk e ka vjedhur

149
0
Shares

Emisioni investigativ “BOOM” në Ora News ka nxjerrë sot për shikuesit, realitetin e gjithë strukturave kundër krimit dhe drejtësisë, se si abuzohet me një shtetas i cili prezumohet ende si i pafajshëm, në emër të luftës kundër krimit. Apo më përmbledhur: mbajtja në burg pa asnjë prove dhe prokurori që e pranon një gjë të tillë me justifikimin se kështu luftohet fenomeni.

Historia ka nisur në një fshat të Fushë Krujës ku një i ri, Kristian Preçi, është arrestuar në orën tre të natës, i akuzuar nga deklarata e një vajze se i ka hyrë në shtëpi dhe i ka vjedhur celularin.

Me këtë deklaratë në dorë, policia ka kryer arrestimin e të riut. Sipas dëshmisë së nënës, është ushtruar edhe kontroll në shtëpi, por pa gjetur asgjë.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, oficeri i policisë gjyqësore shënon në procesverbal: “Arrestimi i tij (për shtetasin Kristian Preci)u bë për arsye se më datën 11.07.2017 rreth orës 03:10 keni hyrë në banesën e shtetasit Sh.D së bashku me shtetasin E.M dhe keni kryer vjedhje”.

Pra gjithçka duket si vendim gjykate, as akuzë nuk është. Bazuar në këtë, komisariati Krujë e ka quajtur rastin arrest në flagrancë, pavarësisht se në kodin penal sqarohet më së miri se kush është arresti në flagrancë, dhe nuk ka asnjë nen që parashikon se flagranca është në gjumë, ndërkohë që personi nuk është arrestuar as me telefon në dorë, as duke vrapuar, e as nuk i është gjetur telefoni gjatë kontrollit.

“Është në gjendje flagrance ai që është kapur në kryerje e sipër të veprës penale ose ai që menjëherë pas kryerjes së veprës ndiqet nga policia gjyqësore, nga personi i dëmtuar ose nga persona të tjerë ose që është kapur me sende dhe prova e materiale, nga të cilat duket se ka kryer veprën penale”, thuhet në neni 252 në kodin e procedurës penale.

Me këtë “arrest në flagrancë” është mbajtur edhe Prokuroria edhe gjykata e Krujës, dhe i riu ka qëndruar dhe vazhdon të qëndrojë prej 4 muajsh në burg.

Sigurisht që fjalët tronditëse janë ato të drejtuesit të prokurorisë së Krujës, Petrit Çano, i cili gjatë një bisede pranon se vjedhja është kthyer në një fenomen, dhe ai nuk mund të lejojë që personi të lirohet se ndryshe “këtu po le jashtë një që mendohet se është autor, ne jemi të kryqëzuar nga të 14 anët”.

Më poshtë një pjesë e bisedës së gazetares së “BOOM” me prokurorin

Gazetarja: Cila është prova që e mban në burg, ja kjo është shumë e thjeshtë. Po më thatë një provë, unë jam shumë dakord.

Prokurori i Rrethit: Po prova është deklarata e zonjës së shtëpisë që e ka njohur vetë personin.

Avokati Kondi Ilia: Dëshmia e vajzës mund të thotë prokuroria është provë. Absolutisht jo. Ajo është një dëshmi e njëanshme. Ashtu siç ne kemi dëshminë e djalit që thotë unë nuk kam qenë në banesën e kësaj vajze.

Prokurori: Ishte filani. Tani ku ta çojmë dhe ne këtë?

Gazetarja: Më fal edhe për mua mund të thonë, unë jam në shtëpi duke fjetur gjumë dhe thonë erdhi Arjana dhe më vodhi.

Prokurori i Rrethit: A është dyshim ky?

Gazetarja: Po është dyshim, nuk është provë, ju thoni me këtë provë mbahet. Unë them prova, jo dyshimi?

Prokurori i Rrethit: Për provë se kapim dot ne, se ka çuar çështjen në gjykatë. Nuk e quan provë ti atë dëshminë e asaj zonjës së shtëpisë që e ka njohur hajdutin në shtëpi?

Gazetarja: Provë, quhet nëse ajo vërtetohet nga shenjat e gishtërinjve, nga tabulatet telefonike. Për sa kohë ne nuk kemi zbardhur akoma provat, pse duhet ta mbajmë në burg këtë njeri? Mund të kishte një masë pak më të butë, apo jo? Kjo është pyetja ime?

Prokurori i Rrethit: Po mirë mo tashi, se tani shiko. Kur s`i mbajmë në burg ne, ju s`lini gjë pa thënë, duke thënë që i liroi Prokuroria. Ne e kuptojmë shumë mirë atë, po duhet të kemi dhe një ndryshim të madh dhe të mentalitetit të gjithë shoqërisë. Sepse këtu po e le jashtë një që mendohet që është autor, ne jemi të kryqëzuar nga të 14-të anët. Vjedhja mund të mos jetë shqetësim fjala vjen, po e marr në Durrës si shembull, po për mua është shqetësim dhe unë do ta ndjek më me precedencë dhe me masa më të ashpra, sepse unë e kam shqetësim. E kam shqetësim, vjedhja këtu është shumë e përhapur.

Gazetarja: Është kthyer në fenomen?

Prokurori i Rrethit: Është kthyer në fenomen. Po të shikosh numrin e çështjeve të vjedhjeve është shumë i madh, dhe autorët e kapur janë shumë pak.

Gazetarja: Po është e drejtë kjo që në emër të asaj që është kthyer në fenomen, ti marrim të gjitha masat arrest me burg dhe kur ka kushte lehtësuese? Është e drejtë kjo?

Prokurori i Rrethit: Jo, jo, jo nuk e trajtova në atë aspekt që duhet patjetër që të jenë të tërë në burg, por natyrisht në varësi të fenomenit, përshtaten dhe masat, dhe politika që ndiqet.

Sigurisht që kjo çështje nuk është mbyllur këtu. Është vetëm fillimi. Sërish nesër në emisionin “BOOM” ka të tjera të dhëna jo vetëm për prokurorinë, por edhe për gjykatën, pasi i riu vazhdon ende të jetë në burg, megjithëse akt ekspertimi i shenjave të gishtërinjve e ka përjashtuar atë, madje është gjetur edhe telefoni, por edhe autori.

Duket që është një rast i pastër kur organet përpiqen të mbulojnë gabimet e njëra-tjetrës, e duke mbajtur me pa të drejtë në paraburgim njerëz të pafuqishëm, të cilët shpresën e tyre në fakt duhet ta shihnin tek shteti i së drejtës, apo më së paku shteti ligjor.

Emisioni investigativ "BOOM" denoncon skandalin e strukturave …

Emisioni investigativ "BOOM" denoncon skandalin e strukturave anti-krim dhe drejtësisë: Ja si mbahet në burg një i pafajshëm (21 nëntor 2017)Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-denoncon-skandalin-me-drejtesine-si-mbahet-ne-burg-nje-i-pafajshem

Publié par Ora News sur mardi 21 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY