Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gazeta italiane Il Messaggero: Abruzzo “depozita” kanabisit shqiptar

14/02/2017
Gazeta italiane Il Messaggero: Abruzzo “depozita” kanabisit shqiptar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zona e Abruzzos në Itali është shndërruar në një depozitë gjigante të krimit shqiptar, shkruan në numrin e saj të sotëm gazeta Il Messaggero, në edicionin e Abruzzos.
“Vrasës, plantacione kudo dhe përplasje me policinë, teksa Abruzzo është shndërruar në një depozitë gjigante të krimit shqiptar, i aftë që brenda një viti të trafikojë mbi 400 kilogramë, apo 2 mijë kilogramë, nëse llogariten edhe rajonet e Puglias, Lombardisë,  Trentino Alto Adiges e Lazios”.
“Abruzzo në këtë mënyrë kontribuon në prodhimin e përgjithshëm kombëtar të vendit me shqiponjën me dy koka, duke parë që vetë ministri i brendshëm shqiptar ka thënë kohët e fundit se si në Shqipëri një pjesë e mirë e shtetit social, i garantuar nga të ardhurat nga jashtë, tani mbahet me marijuanën”.
Ndërkaq, krimi shqiptar në Abruzzo ka marrë  një goditje të rëndë nga Drejtoria Distriktuale Antimafia e L’Aquilas, që në bashkëpunim me karabinierët, ka mbyllur hetimet për 67 të dyshuar, ndër ta edhe italianë, të përfshirë në trafikun e sasive të mëdha të drogës.
Kapo i organizatës është Filip Koroveshi, rezident në San Salvo, i cili e sillte drogën nga Brindisi në Abruzzo me makinë të marrë ne qira ose me autobus, ndërsa figurë e spikatur është Elmas Mersini, i cili mban kontaktet me organizatën nënë në Vlorë dhe me futjen në Shqipëri të të ardhurave nga marijuana në rajonin abrucez.
Midis mbi një mijë faqeve të informacionit, një kapitull i kushtohet rrjedhjes së lajmeve nga ana e policisë shqiptare  për hetimet nga ana e karabinierëve. Shefi i madh i organizatës, Elton Barjamaj (edhe ai nën hetim nga DDA e L’Aquilas) është përgjuar teksa fliste në telefon me një anëtar të organizatës së “spiunit” që mundësoi sekuestrimin e 420 kilogramëve marijuanë, të cilit i ka thënë se ka marrë vesh nga “xhaxhai”që është nën hetim. Vëllai i të hetuarit është polic në seksionin e narkotikëve, i transferuar në drejtorinë e policisë së Fierit me rekomandim pikërisht nga i hetuari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

ELISA SPIROPALI/ Më përjashto!

ELISA SPIROPALI/ Më përjashto!

28/04/2026
Operacioni “Network” në Tiranë, zbulohen 3 apartamente rozë, 7 të arrestuar, 5 nën hetim

Operacioni “Network” në Tiranë, zbulohen 3 apartamente rozë, 7 të arrestuar, 5 nën hetim

28/04/2026
Berisha shpjegon gazetarët, pse mund të drejtojë në politikë edhe sot

Berisha shpjegon gazetarët, pse mund të drejtojë në politikë edhe sot

28/04/2026
Të shtëna me armë në qendër të Athinës, disa të plagosur në dy sulme ndaj institucioneve publike

Të shtëna me armë në qendër të Athinës, disa të plagosur në dy sulme ndaj institucioneve publike

28/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

ELISA SPIROPALI/ Më përjashto!

ELISA SPIROPALI/ Më përjashto!

28/04/2026
Operacioni “Network” në Tiranë, zbulohen 3 apartamente rozë, 7 të arrestuar, 5 nën hetim

Operacioni “Network” në Tiranë, zbulohen 3 apartamente rozë, 7 të arrestuar, 5 nën hetim

28/04/2026
Berisha shpjegon gazetarët, pse mund të drejtojë në politikë edhe sot

Berisha shpjegon gazetarët, pse mund të drejtojë në politikë edhe sot

28/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.