Makabritet shqiptarësh në Londër, 49-vjeçari i thyen kafkën të dashurës pasi refuzoi...

Makabritet shqiptarësh në Londër, 49-vjeçari i thyen kafkën të dashurës pasi refuzoi të martohej me të

253
0
Shares

Mediat kanë publikuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Londër ku një shqiptar ka dhunuar brutalisht duke e goditur me levë në kokë dhe në trup shqiptare Blerta Sulaj. Kjo e fundit kishte pësuar lëndime të rënda, thyerje të kafkës, thyerje të shtyllez kurrizore, dhe lendime te renda ne duar dhe qëndroi 4 javë në spital. Sipas “The Sun”, shqiptari ka dale në gjykatë dhe aty prokuroria ka lexuar akuzen, duke nxjerre ne drite faktet qe e çojne drejt akuzes për tentativë vrasje. Sipas Prokurorise: Stafasani e goditi me levë në kokë Sulajn dhe bazuar mbi deshmine e kesaj te fundit, ai insistonte që Blerta Sulaj të martohej me të. Ngjarja e rende ka ndodhur më 20 mars 2017 në lagjen Fulham, ndërsa në shtëpinë e Sulajt u gjet ADN e Fatmir Stefasanit. Por ky i fundit e ka mohuar në gjykatë akuzën për tentativë vrasje. “Ajo tha se besonte qe shqiptari ishte i fiksuar me të, i magjepsur dhe se e kishte kërcënuar më parë që nëse ajo nuk do të bëhej gruaja e tij, do ta pësonte”, tha prokurorja Michelle Faëcett. Stafasani, 49 vjeç, thuhet se e kishte paralajmëruar Blerta Sulajn: “Kjo është dita jote e fundit” para se ta godiste atë në kokë në apartamentin e saj në Fulham derisa ajo humbi vetëdijen. Gjykata dëgjoi nga prokuroria se çifti ishin takuar ndërsa Blerta punonte si infermiere në Shqipëri në vitin 2012 përpara se të shkonte në Britani të Madhe vitin e kaluar. Ajo fillimisht jetonte në strehimin e azilkërkuesve në Thornton Heath dhe do të takohej me Stafasanin për të parë nëse ajo mund ta “ndihmonte me ndonjë gjë”. Gjyqi do vijoje dhe ne ditet ne vijim edhe mediat britanike do te publikojne detaje te reja. /Panorama/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY