Presidenti Meta takohet me homolgun maqedonas Ivanov, kërkon transparencë për çështjen ‘Kumanova’

Presidenti Meta takohet me homolgun maqedonas Ivanov, kërkon transparencë për çështjen ‘Kumanova’

100
0
Shares

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pas takimit me homologun e tij maqedonas, Gjorge Ivanov, tha se të dyja vendet më tepër duhet të shpenzojnë kohë për të bashkëpunuar dhe për të ndërtuar të ardhmen se sa të gjykojmë njëri tjetrin. “Në këtë drejtim unë besoj që Shqipëria dhe Maqedonia mund të jenë një shembull për të gjithë bashkëpunimin rajonal. Do të shpreh kënaqësinë që faktori politik shqiptarë është i orientuar qartë drejt stabiliteti dhe bashkëjetesës dhe drejt integrimit në BE dhe NATO. Si president i Shqipërisë jam krenar për pakicën maqedonase që kemi në Shqipëri dhe vlerat që jep vendit tonë”, tha presidenti Ilir Meta. Ai shtoi se të gjithë presin me padurim që Maqedonia të merr vendin që i takon në NATO dhe të avancoj drejt BE-së. “Në këtë drejtim e nxisim vazhdimin e dialogut për tejkalimin e të gjitha çështjeve, të cilat paraqesin pengesë në këtë rrugë. Maqedonia si anëtare e NATO-s, nuk është sukses vetëm për vendin, por edhe për tërë rajonin, sepse ajo paraqet faktor për siguri në këto kohëra turbulence”, potencoi Meta. I pyetur për “Grupin Kumanova”, kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta deklaroi se nuk mund të bëjë deklarata për çështje të brendshme të Maqedonisë sa i përket çështjes Kumanova. Në fjalën e tij, presidenti shqiptar theksoi se pret nga autoritetet maqedonase që të respektojnë standardet europiane në gjykim. “Nuk mund të ndërhyj në çështje konkrete që kanë të bëjnë me funksionimin e drejtësisë dhe ligjit në Maqedoni, por shpresoj, dëshiroj dhe inkurajoj që fazat e tjera të këtij procesi gjykimi të jenë sa më transparente dhe sipas standardeve europiane”, tha Presidenti shqiptar, Ilir Meta. Nga ana tjetër Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia së bashku kanë filluar rrugën drejt NATO-s, por pasi Shqipëria u bë anëtare, Maqedonia tani pret mbështetjen e saj në këtë proces. “Maqedonia pret nga Shqipëria ndihmë për tu bërë anëtare e NATO-s, ti ndihmon që të merrë ftesë për antarësim, ndërsa sa i përket BE-së dhe atë që Maqedonia ka bërë deri tani dhe me gjithë ekeperiencën e saj, i është në shërbim të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së”, u shpreh Presidenti Gjorge Ivanov. Ai gjithashtu tha se këmbimi tregtar i të dy vendeve aq të afërta nuk është në nivel të kënaqshëm”, tha Ivanov dhe shtoi se sipas komunitetit të biznesit, problem kryesor është infrastruktura, gjegjësisht lidhja hekurudhore, si dhe lehtësimi për akses deri te porti i Durrësit. /Zhurnal.mk/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY