Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ZHVILLIME/ “Një zyrtar i lartë” mund të fundosë Saimir Tahirin, i penduari po bashkëpunon me Antimafian e Katanias, ja detajet

20/11/2017
ZHVILLIME/ “Një zyrtar i lartë” mund të fundosë Saimir Tahirin, i penduari po bashkëpunon me Antimafian e Katanias, ja detajet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot për mbajtjen në qeli të Orest Sotës duke pranuar pretendimet e prokurorisë dhe duke bashkuar përfundimisht dosjen e tij me atë të Saimir Tahirit. Ndërkohë Exit.al njofton se, sipas burimeve konfidenciale pranë Drejtorisë Rajonale Antimafia të Katanias, hetimi për çështjen Rosa dei Venti të trafikut të drogës midis Shqipërisë dhe Siçilisë po shkon me shpejtësi përpara falë një të penduari të ri “shqiptar, të nivelit të lartë”. Nga shtatë shqiptarë dhe italianë të arrestuar në muajin tetor, tashmë tre prej tyre kanë pranuar të bëhen bashkëpunëtorë të drejtësisë. Akoma më e rëndësishme, nga tre shqiptarë të arrestuar, dy prej tyre janë penduar dhe po bashkëpunojnë më drejtësinë italiane. Hetimi, në fakt, ka filluar më vitin 2013, por u bë publik vetëm në muajin tetor me arrestimin në Katania të tre shqiptarëve dhe katër italianëve, dhe me lëshimin e urdhër arresteve për katër persona të tjerë. Një urdhër arrest u zbatua në Vlorë pak ditë më pas nga policia shqiptare. Sipas burimeve të shtypit shqiptar, i arrestuari në Shqipëri ka kërkuar me këmbëngulje të ekstradohet në Itali. Hetimi në Itali tashmë vazhdon në mënyrë aktive falë një grupi të madh prokurorësh dhe gjyqtarësh të koordinuar nga Prokurori Bonomo, më ndihmën njësisë GICO të Guardia di Finanza dhe njësisë ROS të karabinerisë italiane. Në ditët e ardhshme priten zhvillime të reja, ndër të tjera nga zbatimi i kërkesave që prokuroria e Katanias ka dërguar për autoritetet në Shqipëri. Nga zbulimet e operacionit Rosa dei Venti, në Itali ka nisur një hetim tjetër, nga një ekip tjetër prokurorësh tjetër, i cili solli në arrestimin e 31 personave, të gjithë italianë, ndër të cilët edhe të kreut të familjes mafiose të Sanatapaolës, Italo Tomaselli. Sipas burime të Prokurorisë Antimafia të Katanias, ngarkesat me drogë nga Shqipëria, të sjella nga trafikantët shqiptarë furnizonin disa familje të ndryshme mafioze në Siçili, të gjitha në konkurrencë me njëra-tjetrën për kontrollin e trafikimit. Kjo gjë çoi në lindjen e konflikteve të ashpra mes familjeve kryesore mafioze të Katanias. Rreziku që situata të degjeneronte në një luftë të vërtetë mafioze me shumë viktima e shtyu Prokurorinë e Katanias të përshpejtonte arrestimet, të kryera me shumë stil dhe me qëllim parandalues.

Tags: antimafia e Kataniasbashkepunimi penduarisaimir tahirizyrtar i larte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.