Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Kavajë, Gjykata lë në burg 10 nga 11 personat e akuzuar për aferat në Spillé

19/11/2017
Policia publikon detajet e operacionit në Kavajë, u vodhën tokat e shtetit, ja çfarë ju gjet të arrestuarve

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

10 nga 11 personat e akuzuar nga Prokuroria e Kavajës për aferat me tokat ranore në zonën e plazhit të Spillesë do të qëndrojnë në burg. Gjykata e Kavajës ka lënë në arrest shtëpie vetëm Dashnor Çullhajn, ndërsa ish-nënprefekti Fatos Kaja dhe regjistruesi Seid Çikalleshi do të qëndrojnë në burg.
Gjykata e Kavajë ka lënë në burg 10 nga 11 personat e akuzuar nga prokuroria se kanë tjetërsuar 36 ha tokë ranore në zonën e plazhit të Spillesë.
Pas hekurave, deri në përfundim të hetimeve do të qëndrojnë Seid Çikalleshi, ish-regjistrues i Hipotekës Kavajë, Fatos Kaja, ish- nënprefekt i Tiranës dhe drejtori aktual i ALUIZNI-t, Kavajë Altin Çoba. I vetmi që ka marrë një masë sigurie më të lehtë nga trupi gjykues ka qenë Dashnor Çullhaj, pasi ka probleme shëndetësore.
Sipas prokurorisë së qytetit bregdetar, ish-regjistruesi i Hipotekës së Kavajës, Seid Çikalleshi në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”. Afera e tjetërsimit të pronës ka ndodhur nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.
Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes. Hetimi ka nisur rreth një vit më parë, pas disa denoncimeve të bëra në organin e akuzës të shumë familjeve që figurojnë pronarë ose jo pronarë në zyrat kadastrale të qytetit të Kavajës.
Nga deklarimet e personave te marrë në pyetje lidhur me hetimet për këtë dosje, vihet re se, pjesa më e madhe e atyre që kanë fituar tokë ranore ne Spillé, sipas kësaj skeme, i kanë shitur ose marrë pronësinë vetëm me kartën e identitetit. Pas vitit 2011, provohet nga Prokuroria, përfituesit e pronave thjesht ishin paraqitur te noterët për të bërë transaksione me persona që nuk i kishin takuar apo njohur më parë.

Vendimi i masave të sigurisë nga Gjykata e Kavajës
1. Seid Çikalleshi, ish-regjistrues i Hipotekës Kavajë “Arrest në burg”
2. Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë “Arrest në burg”
3. Andi Gjeçi, jurist, ZVRPP, Kavajë “Arrest në burg”
4. Fatos Kaja, ish-nënprefekt i qarkut Tiranë “Arrest në burg”
5. Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, “Arrest në burg”
6. Nezir Leçini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë “Arrest në burg”
7. Agron Xhelezi, ish-kryetar i Ndarjes së Tokave, Kavajë “Arrest në burg”
8. Enver Duqi, ish-Drejtor i Mbrojtjes së Tokës, Kavajë “Arrest në burg”
9. Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë “Arrest në burg”
10. Behgjet Pjeçi, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë “Arrest në burg”
11. Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë “Arrest shtëpie”

Tags: Kryevidhpronatskandali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.