Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REAGIMI/ Investitorët e huaj nuk i lejon droga, korrupsioni dhe dajaku që të vijnë në Shqipëri

19/11/2017
Berisha: Kërcënimi i Bamit në qeli fakton që Meta është porositësi i ekzekutimit të dy deputetëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Takimi i paradites së kryeministrit Edi Rama me ambasadorët, të cilët i vendosi përpara përgjegjësisë për mungesën e investimeve të huaja në vend që nga 2013 kur ai mori pushtetin, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Opozita e cilëson këtë çështje një dështim qeveritar, teksa ekonomia vijon të mbahet në stabilitet falë investimeve madhore si TAP dhe Kaskada e Devollit, marrëveshjet e të cilave janë firmosur nga qeveria e PD-së me në krye ish-kryeministrin Sali Berisha. Pikërisht lidhur me kërkesën e sotme të Ramës për thithjen e investimeve të huaja ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook duke u shprehur se investitorët e huaj nuk i lejon droga, korrupsioni dhe dajaku që të vijnë në Shqipëri. Sipas Berishës kryeministri Rama dhe qeveria e tij kanë dështuar me diplomacinë ekonomike,për të cilën u investua maksimalisht qeveria e djathtë nga 2005 deri në 2013.

Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Ne kater vite zero investime te huaja te reja ne Shqiperi!
Investitoret e huaj nuk i lejon droga, korrupsioni dhe dajaku qe te vijne ne Shqiperi. Diplomacia ekonomike ka qene nje drejtim themelor i diplomacise tone. Ne kete kontekst ambasadat tona ne vende te BE ne SHBA dhe vende te tjera organizonin konferenca te shumta ne Neë York, Berlin, Rome, Milano, Paris, Londer, Vjene etj etj… Ne keto konferenca, perveç ambasadoreve merrnin pjese edhe investore nga Shqiperia, ministra, kryeministri e zyrtare te tjere, te cilet paraqisnin para audiences potencialet e medha te Shqiperise per investitoret e huaj. Kjo perpjekje, se bashku me te gjitha masat e tjera te permiresimit te klimes se biznesit ne vend, pati si rezultat konkret:
1- Nga viti 2008 e tëhu sipas Indeks Mundi Shqiperia mori nga 1-1.4 miliard dollar investime cdo vite dhe
2- finalizoi, firmosi tre kontrata me investime per vitet qe vinin prej rreth 3 miliarde dollare investime strategjike si TAP, Kaskada e Devollit dhe Omniks, tre investime keto me nje rendesi strategjike per Shqiperine, ekonomine e saj por TAP edhe per poziten e saj ne rajon dhe me gjere.
Perveç ketyre qeveria e meparshme la te firmosura kontratat per ndertimin e 423 HECeve ne mbare vendin, nga te cilat te gatshme per te filluar punen menjehere rreth 2.6 miliard euro investime te tjera ne fazen pregatitore. Ardhja ne pushtet e mafies socialiste, me ne krye Edi Ramen me qendrimet qe mbajti, rregullat qe ndryshoi, korrupsionin e papermbajtur te saj, kontratat qe anulloi pati per rezultat:
– largimin nga vendi te dhjetra dhe qindra investitoreve te huaj,
– mosfirmosjen e asnje kotrate te rendesishme gjate kater viteve te shkuara me ndonje investitor serioz. Cdo perpjekje qe behej si psh parku i Spitalles apo gjetiu, dilte si nga toka bajlozi Olsi Rama. Rezultati eshte zero investime te huaja te reja. Edi Rama, shkaku kryesor i kesaj zeroje me xhufke, ben Don Kishotin. Njehere kerkon te inauguroje per se dyti tunelin e Elbasanit, here tjeter poston liqenin e Banjes apo Uren e Moglices, te ndertuara ne perputhje me kontraten e qeverise se meparshme. Po rikujtoj ketu se me 13 prill te vitit 2013 tek inauguronim fillimin e punimeve ne kaskaden e Devollit, Edi Rama do t’u deklaronte shqiptareve se Berisha inauguroi genjeshtren e radhes. Investimet e ketyre kater viteve, pra ato me te cilat qeveria e Norieges mburret jane te gjitha paperjashtim kontrata te qeverise se meparshme si TAP, Devoll, Hidrocenralet e Fanit dhe Hidrocentrale dhe vepra te tjera, grupi Linder etj etj. Por jo vetem kaq, por njeri nga tre investitoret me serioze, kompania Omniks, qe do fillonte investimin prej 1.5 miliarde euro ne Turizem, largohet pasi perfaqesuesi i saj u masakrua me 37 fraktura nga bandite te lidhur me vet Ramen dhe Olsin e tij. Se fundi, fatkeqesisht edhe investitoret e medhenj vendas nuk kane bere keto kater vite asnje investim te madh ne Shqiperi. Duke perfunduar, dua te theksoj se diplomacia ekonomike, kur mediat e botes cdo dite te vleresojne me tituj ne faqe te para si narkoshtet dhe kur je bere simboli i te keqes, droges, krimit dhe korrupsionit te papermbajtur, eshte nje vrime ne uje. Me Noriegen dhe narkoshtetin qe ai ndertoi, shqptaret do te kene dhjetra e qindra tonelata kokaine, kanabis, krim, korrupsion dhe atletet e kuqe te Edi Rames. sb

Tags: dajaku qeveritardeshtim i Ramesinvestimet e huajanuk i lejon drogasali berishataksat e larta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.