REAGIMI/ Asfiksimi i nxënësve në Bulqizë, më në fund e mëson edhe...

REAGIMI/ Asfiksimi i nxënësve në Bulqizë, më në fund e mëson edhe ministrja e Arsimit

160
0
Shares

Ministria e Arsimit ka reaguar pas disa orësh në lidhje me ngjarjen e Shupenzës në Bulqizë, ku 60 nxënës të shkollës së mesme “Rifat Manjani”, janë shtruar në spital si pasojë e një asfiksimi nga ndezja e kaldajës së shkollës.
Përmes një deklarate për mediat, ministria ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “Rifat Manjani” në Shupenzë të Dibrës, ku në orën e dytë të mësimit ka dalë tym nga kaldaja, e cila funksionon me pelet (lloj druri i përpunuar).
Ministrja Nikolla ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit rajonalë të arsimit ngritjen e një inspektimi në bashkëpunim me pushtetin vendor për verifikimin e kaldajave, gjatë kësaj fundjave në të gjitha shkollat.

Deklarata e plotë
Ministria e Arsimit, Rinise dhe Sportit bën me dije për publikun të dhënat e përditësuara mbi situaten e krijuar këtë të premte në shkollën “Rifat Manjani” në Shupenzë të Dibrës, ku në orën e dytë të mësimit ka dalë tym nga kaldaja, e cila funksionon me pelet (lloj druri i përpunuar). Për pasojë, nxënësit kanë pasur vështirësi në frymëmarrje duke çuar në ndërprerjen e menjëhershme të mësimit dhe në transportimin e nxënësve drejt qendrës shëndetësore në Shupenzë dhe në spitalet rajonale të Bulqizës dhe Peshkopisë. Aktualisht në strukturat spitalore janë shtruar afro 60 nxënës nga të cilët njëri prej tyre është transportuar në Tiranë së bashku me një mësuese. Të dhënat nuk janë definitive pasi po përditësohen duke qenë se situata mbetet ende në zhvillim.
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kane qenë në komunikim të vazhdueshëm me mjekët si dhe autoritetet lokale. Ministrja Nikolla ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit rajonalë të arsimit ngritjen e një inspektimi në bashkëpunim me pushtetin vendor për verifikimin e kaldajave, gjatë kësaj fundjave në të gjitha shkollat. Po ashtu, edhe në shkollën “Rifat Manjani” bëhet me dije se mësimi nuk do të fillojë pa bërë ritestimin e kaldajës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY