BB pesimiste: Shqipëria gjysmë shekulli për në Europë, rrugë e gjatë për...

BB pesimiste: Shqipëria gjysmë shekulli për në Europë, rrugë e gjatë për të kapur mirëqenien

108
0
Shares

Qytetarëve shqiptarë do t’u duhen më shumë se gjysmë shekulli për të arritur nivelin e mirëqenies së Bashkimit Europian. Përllogaritja del nga të dhënat zyrtare të Bankës Botërore.
Aktualisht të ardhurat për frymë në Shqipëri sipas standardit të fuqisë blerëse janë 11 mijë e 928 dollarë në vit, ose 4 herë më pak se mesatarja e BE-së.
Që ky hendek të mbyllet, ekonomia shqiptare duhet të rritet shumë më shpejtë sesa ajo e Bashkimit Europian. Por cili është skenari më i mundshëm?
Sipas Bankës së Shqipërisë, potenciali i ekonomisë shqiptare për t’u rritur është 3.5 për qind në vit. Me këtë ritëm rritjeje, të ardhurat mesatare në Shqipëri do të arrijnë nivelin e Bashkimit Europian vetëm në vitin 2068, ose pas 51 vitesh.
Ky skenar mban parasysh se rritja ekonomike e vendeve të BE-së do të jetë vetëm 1 për qind. Nëse rritja ekonomike e BE-së do të jetë më e lartë se kaq, atëherë ëndrra e shqiptarëve për të qenë të pasur njësoj si europianët do të kërkojë më shumë se tre breza.
Që nga viti 2009, kur ekonomia shqiptare u godit nga kriza europiane, procesi i konvergjencës së të ardhurave, pra ai i afrimit të mirëqenies me Bashkimin Europian, ka ngrirë.
Nëse integrimi politik i Shqipërisë në Bashkimin Europian mund të marrë disa vjet, përafrimi i mirëqenies do të marrë disa dekada. Deri atëherë shqiptarët do vijojnë të jenë më të varfër se fqinjët e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY