DENONCIMI/ Qeveria i mban “peng” mësuesve pagën e 13-të dhe shpërblimin e...

DENONCIMI/ Qeveria i mban “peng” mësuesve pagën e 13-të dhe shpërblimin e fundvitit

220
0
Shares
Foto Ilustruese

Pasiguria e mësuesve në vendin e punës është denoncuar ditën e sotme nga deputeti demokrat Luçiano Boçi. Ai shprehet se 36 mijë mësues të arsimit parauniveristar janë prej 6 muajsh pa kontratë pune, ndërkohë që qeveria refuzon t’iu japër pagën e 13-të dhe shpërblimet që përcakton ligji për festat e fundvitit.

Reagimi i Luçiano Boçit:

Ministrja e Arsimit refuzon të nënshkruajë kontratën kolektive me sindikatat duke shkelur  ligjin. Mungesa e kontratës së punës që prej 31 majit i mban mësuesit të pasigurtë në vendet e punës. Ata janë të pambrojtur dhe Ministria e Arsimit mund të marrë në çdo kohë vendim arbitrar për largimin e tyre, siç edhe ka ndodhur. Ka edhe dy arsye të tjera, përse Ministrja nuk firmos kontratën kolektive për 36 mijë mësuesit e Shqipërisë.  Sepse qeveria refuzon t’u paguajë mësuesve pagën e 13-të  dhe sepse refuzon t’u japë shpërblimin e fundvitit. Refuzimi për të lidhur kontrata me mësuesit e sistemit parauniversitar, është në kontrast me vendimin e qeverisë, e cila, për shembull, paguan për një incinerator pa u ndërtuar dhe për check up-in pa u bërë fare analizat.  Veprimi me dy standarte i qeverisë është i qartë: klientëve më të cilët ndajnë miliona euro, u jepet siguri me kontrata dhjetëvjeçare, ndërsa arsimtarët lihen të pasigurtë dhe të papaguar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY