Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kurbin, helmohen nga uji, dhjetëra pacientë shtrohen në spital

15/11/2017
Kurbin, helmohen nga uji, dhjetëra pacientë shtrohen në spital
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mjekët në urgjencën e Kurbinit ngrenë alarmin, pasi prej së premtes së kaluar janë shtuar pacientët që paraqiten në spital me simptoma të helmimit. Dyshimet e para janë për një helmim masiv nga uji i pijshëm, nisur edhe nga deklarimet e pacientëve. Shtimi i rasteve dhe simptomat e rënduara që ata shfaqnin, bënë që spitali të jepte alarmin tek instancat përkatëse.
Nga mbledhja e të dhënave rezultoi se pacientët banonin në të njëjtën lagje, ndërsa pjesa më e madhe e tyre ishin banore të të njëjtit pallat.
Shefi i Urgjencës në Spitalin e Kurbinit, Agron Lala, thotë se nga dita e premte janë paraqitur rreth 20 pacientë në ditë me simptoma të njëjta helmimi.
“Të premten u vu re se të sëmurët nuk po paraqiteshin në urgjencë në një situatë të zakonshme, dhe për këtë ne njoftuam drejtorinë e Shëndetit Publik. Në këtë stinë ka zakonisht shtim të rasteve me të vjella, por në rastet e ditëve të fundit kishin edhe probleme të tjera. U vu re se të gjitha rastet vinin nga e njëjta zonë. Pacientët vijnë marrin kujdesin parësor këtu në urgjencë dhe pastaj shkojnë në shtëpi. Besoj se aty pati një bashkim të ujërave të zeza me ato të bardha”, u shpreh Agron Lala, Shefi i Urgjencës në Kurbin.
Drejtori i Shëndetit Publik, Gazmir Dervishi, tha se pasi janë njohur me situatën kanë marrë kampionët dhe i kanë dërguar për analiza në Tiranë. Ai thotë se nga analizat paraprake të kryera në Laç, ka rezultuar se uji i depozitave që përdoreshin nga banorët e pallatit, por edhe të disa banesave përreth, është i ndotur.
“Ditën e premte kemi pasur disa shtrime në spitalin e Laçit. Nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur deri më tani, pasi ende nuk kemi marrë rezultatet e analizave. Por sipas analizës paraprake të kryer këtu në laboratorin tonë ka rezultuar se uji ka qenë i ndotur në një pallat dhe në atë lagje. Por problemi është i lokalizuar. Nuk di të them saktësisht nëse problemi është i depozitave të ujit. Mundet edhe të ketë problem tubash të ujësjellësit. Ne do ta shohim më tej problematikën. Ashtu siç veprojmë gjithmonë në të tilla raste, ne e lokalizojmë problemin, e pastrojmë, e klorifikojmë. I kemi bërë kërkesë edhe bashkisë, kemi kërkuar bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Shëndetit Publik në Tiranë. Për mendimin tim nuk është problem i ujësjellësit pasi ne analizat e ujit i bëjmë çdo ditë. Megjithatë kjo mbetet për t’u parë”, tha Gazmir Dervishi, Drejtori i DSHP në Kurbin.
Banorët e pallatit ku ka ndodhur ndotja shprehen se ka 15 ditë që uji në çezmat e tyre vjen i ndotur. Ata tregojnë se uji ka një erë të rëndë dhe se nuk mund ta përdorin për asgjë. Për të siguruar ujë të pijshëm apo për nevoja të tjera, ata janë të detyruar që të mbushin në burime disa kilometër larg banesave së tyre.
Një banore e zonës thotë se prej dy javësh kanë probleme me ujin e pijshëm.
“Uji vinte erë të keqe. Ne u sëmurëm të gjithë si familje. Probleme kanë pasur edhe fqinjët tanë. Kemi shkuar të gjithë në spital”, thotë ajo.
“Prej 15 ditësh uji vjen i pistë dhe i përzier me ujërat e zeza. 6 pjesëtarë të familjes i kam pasur me serume në spital. Lutemi të gjendet zgjidhje. Kemi marrë mbi 40 firma në lagje për t’u ankuar edhe më lart, pasi te Ujësjellësi jemi ankuar”, thotë një tjetër banor.
Burime zyrtare nga Ujësjellësi i Kurbinit bëjnë me dije se shkak i helmimit të banorëve nuk është ujësjellësi, por depozitat e vetë banorëve të këtij pallati të cilat janë jashtë çdo kushti higjeno-sanitar. Uji me orar detyron banorët të përdorin depozita në kushte të papërshtatshme, çka sjell edhe situata të tilla.

Tags: helmimkurbinuji

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.