Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI & FOTO/ Një tjetër ish-kreu i SHISH, merr një detyrë të rëndësishme

15/11/2017
EMRI & FOTO/ Një tjetër ish-kreu i SHISH, merr një detyrë të rëndësishme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërsa kryeministri Edi Rama e propozoi si ambasador në NATO ish-kreun e SHISH, Visho Ajazi, Presidenti Ilir Meta ka marrë si këshilltar për sigurinë një tjetër ish- kryetar të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ai është Bahri Shaqiri.
Bahri Shaqiri ka qenë kreu i SHISH nga 2005 deri në 2012 si dhe më pas zëvendësministër i Transporteve.
Para emërimit të tij si Këshilltar i Presidentit të Republikës, Shaqiri ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, prej muajit Shkurt 2016.
Shaqiri ka shërbyer pranë Ministrisë së Mbrojtjes, në postin e Këshilltarit të Ministrit të Mbrojtjes, në periudhën 2014 – 2015.
Ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) për një periudhë rreth tetë vjeçare, prej vitit 2005 deri në vitin 2012. Karrierën e tij në SHISH e ka nisur në vitin 2002, si Shef i Kabinetit të Drejtorit të SHISH, dhe njëherazi Përgjegjës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Shaqiri ka qenë anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nga 2005 deri në vitin 2012, si dhe anëtar i Komitetit Ndërministror të Politikave të Sigurisë Kombëtare, nga viti 2005 deri në vitin 2012.
Përgjatë viteve, Bahri Shaqiri ka kryer me sukses trajnime në fushën e sigurisë kombëtare dhe të menaxhimit.
Më herët, Shaqiri ka qenë i angazhuar në sektorin privat për tetë vjet, si jurist dhe këshilltar ligjor, prej vitit 1994 deri në vitin 2002. Ai e nisi karrierën e tij, pas diplomimit, si jurist pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Financiare, ku shërbeu prej vitit 1992 deri në vitin 1994.
Shaqiri ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit Juridik, Universiteti i Tiranës, prej nga është diplomuar me titullin Jurist në vitin 1992. Në vitin 2006 përfundoi studimet pasuniversitare për ‘Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci’ pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare. Më tej, në vitin 2010, mori titullin Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti Shqiptar.
Në vitin 2005 i është akorduar titulli ‘Avokat’ nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë. Ndërsa në vitin 2009 është çertifikuar auditues i brendshëm në sektorin publik nga Ministria e Financave.
Bahri Shaqiri u lind më 8 qershor 1970, në Tiranë. Është i ve dhe ka dy djem.

Tags: Bahri Shaqirikeshilltarpresident

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.