Operacion antidrogë në Shkodër, sekuestrohet sasi e madhe kanabisi

Operacion antidrogë në Shkodër, sekuestrohet sasi e madhe kanabisi

141
0
Shares

Në një operacion antidrogë që është duke u zhvilluar nga FNSH dhe policia e Shkodrës është sekuestruar një sasi e madhe kanabisi. Në total janë sekuestruar 70 kg kanabis, të gjetura brenda një furgoni. Mësohet se janë dy personat e arrestuar nga policia, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë Fatbardh Hoxha, 26 vjeç dhe Kledi Xheka, 26 vjeç. Lënda narkotike është zbuluar në një furgon që është ndaluar në aksin Shkodër-Hani Hotit. Dyshimet e para janë që droga të kishte destinacion Malin e zi e më pas Europën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY