Nga studio e emisionit “360 Gradë”, deputeti i LSI, Përparim Spahiu, ka folur në lidhje me situatën politike dhe kanabizimin e vendit. Në debat me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ai bëri një deklaratë tronditëse duke thënë se Prokurori i Matit ka rrezikuar ta vrasin kur ka ndërhyrë për çështjen e kanabisit. Spahiu theksoi më tej se në qarkun e Dibrës nuk ka pasur kultivim të kanabisit, por në kohën e qeverisjes së Edi Ramës hashashi u përhapu ndjeshëm. “Ore ty të shkoi prokurori i Matit dhe desh e vranë të shkretin, i thanë edhe kolegët e vet nuk është puna jote, është policia që merret. Iu tha ambasadorit që në Dibër në gjithë këto të mira që na ke sjellë në 1998 rasti i vetëm që është kapur është me 3 bimë dhe sot deri para 6 muajsh kishim mbjellje masive. Po i marr emrat e të gjithë fshatrave Erebar, Muhur, Luzni të gjitha zonat ku ka male dhe u nda në parcela dhe pse u nda, për 2016 dhe 25. Kjo ishte marrëveshja”, deklaroi Spahiu.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/