Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Administrata e mbushur me familjarë të kryebashkiakëve të Shqipërisë, ja emrat dhe postet

15/11/2017
Administrata e mbushur me familjarë të kryebashkiakëve të Shqipërisë, ja emrat dhe postet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Administrata publike në Shqipëri rezulton të jetë një “strehë” për familjarët e krerëve të disa prej bashkive të vendit. Ata rezultojnë të punësuar në poste dhe pozicione të rëndësishme. Emrat e bashkëshorteve dhe fëmijëve të kryebashkiakëve, të punësuar në administratën publike, shpeshherë edhe në konflikt interesi, për shkak të punësimit në organe në varësi të njësive vendore. Familjarët e pushtetarëve vendorë preferojnë drejtimin e kopshteve, punë në ujësjellësa, biblioteka, në Bankën e Shqipërisë, QKZ, Albpetrol, drejtoritë arsimore. /Shqiptarja.com/

Emrat e familjarëve të kryebashkiakëve në administratë:
Filloreta Topçiu, bashkëshortja e kryebashkiakut të Maliqit, Gëzim Topçiu, është drejtore kopshti po në Maliq. Kopshti është në varësi të bashkisë.
Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Belshit Arif Tafani, zonja Eli Tafani, është drejtoreshë e Kopshtit Nr. 1, Elbasan.
Gëzim Topçiu, kryebashkiak i Maliqit, bashkëshortja, Filloreta Topçiu, drejtore Kopshti në Maliq.
Arif Tafani, kryebashkiak i Belshit, bashkëshortja, Eli Tafani, drejtoreshë e Kopshtit Nr. 1, Elbasan.
Petrit Sinaj, kryebashkiak i Beratit, bashkëshortja, Sonila Sinaj, punonjëse e Bankës së Shqipërisë.
Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë së Shkodrës, Bashkëshorti, Fran Mjeda, punon në KESH.
Nesim Spahiu, kryebashkiak i Çorovodës, bashkëshortja, Valentina Spahiu, punonjëse e Ujësjellës-Kanalizime sh.a. Skrapar. Djali Klajdi Spahiu, punon pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Vajza, Brisilda Celibashi, punon pranë AlbControl sha.
Nezir Rizvani, kryebashkiak i Matit, bashkëshortja, Vjollca Rizvani, punonjëse në Bibliotekën Publike Burrel.
Armando Subashi, kryebashkiak i Fierit, bashkëshortja Irena Subashi punonjëse pranë Bashkisë Fier deri në vitin 2015, më vonë pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier.
Rigels Balili, kryebashkiak i Delvinës, bashkëshortja, Ingrita Balili, përgjegjëse finance në Drejtorinë e Shëndetit publik Delvinë.
Sotiraq Filo, kryebashkiak i Korçës, bashkëshortja, Frosela Filo, e punësuar në Ujësjellës-Kanalizime, Korçë.
Zamira Rami, kryetare e Bashkisë Gjirokastër, bashkëshorti, mjek ekspertize pranë Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore.
Zef Hila, kryetar i Bashkisë së Vau i Dejës, vajza, Jozefina Hila, Këshilltare e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Bashkëshortja, Domenika Hila, punon tek Qendra Shëndetësore Bushat.
Arben Malo, kryebashkiak i Kolonjës, bashkëshortja gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit, Korçë.
Adem Lala, kryebashkiak i Hasit, bashkëshortja punon në arsim.
Adriatik Zotkaj, kryebashkiak i Poliçanit, bashkëshortja, Mirela Zotkaj, mësuese në shkollën 9-vjeçare “70-vjetori i Pavarësisë”, djali, Maliq Zotkaj, jurist.
Ahilea Deçka, kryebashkiak i Dropullit, bashkëshortja Eli Decka mësuese.
Bashkim Shehu, kryebashkiak i Kukësit, bashkëshortja Fjoralba Shehu pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë.
Dritan Leli, kryebashkiak i Vlorës, bashkëshortja, Suela Leli mjeke në Spitalin Obstetrik Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë.
Durim Rroshi, kryebashkiak i Memaliajt, bashkëshortja, Brunilda Rroshi, mjeke familje pranë Qendrës Shëndetësore Tepelenë.
Fran Frrokaj, kryebashkiak i Lezhës, bashkëshortja mësuese pranë shkollës 9-vjeçare, Rrilë, Lezhë.
Fredi Kokoneshi, kryebashkiak i Divjakës, bashkëshortja Erjona Kokoneshi, mësuese në gjimnazin “Miti Zoj Zaka” në Divjakë dhe aktivitet privat, prodhim pije alkoolike.
Leonidha Hristo, kryebashkiak i Finiqit, bashkëshortja, Znj. Mila Hristo, punon si specialiste pranë QKR, 537 804 lekë.
Luiza Mandi, kryetare e Bashkisë së Libohovës, vajza Elektra, punon Qendrën Shëndetësore Libohovë, 373 793 lekë.
Luljeta Dollani, kryetare e Bashkisë Gramsh, vajza, Ersiana, specialiste IT në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Bashkëshorti z. Adriatik Ibrahimi, mësues në gjimnazin “Sh. Guzi”.
Melaim Damzi, kryebashkiak i Bulqizës, bashkëshortja Alma Damzi, mjeke- kirurge.
Rajmonda Balilaj, kryebashkiake e Patosit, bashkëshorti, Z. Mersin Balilaj, punonjës i kompanisë Albpetrol sha.

Tags: familjaretkryebashkiakette punesuar ne administrate

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.