Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO GALERI/ Tre kulla të reja në Tiranë, Marco Boeri dhe Casamonti marrin firmën e Edi Ramës

14/11/2017
FOTO GALERI/ Tre kulla të reja në Tiranë, Marco Boeri dhe Casamonti marrin firmën e Edi Ramës

Garden Building

Share on FacebookShare on Whatsapp

Premtimi zero ndërtime në Tiranë, me të cilin Rilindja fitoi kryeqytetin, po bëhet përditë e më shumë qesharak. Këshilli Kombëtar i territorit, i kryesuar nga Edi Rama miratoi fundjavën e shkuar ndërtimin e tre kullave të reja në Tiranë, dy prej të cilave do t’i jepen arkitektit të famshëm të Stadiumit Kombëtar dhe Velierës në Durrës, Marco Casamonti dhe një tjetër hartuesit të planit rregullues të Tiranës, Marco Boeri.

Garden Building
Në vendin ku ndodhej ish Muzeu i Shkencave të Natyrës në rrugën e Kavajës, do të ngrihet një kullë 24 katëshe, qendër tregtare me apartamente në pjesën e sipërme. Kulla do të ketë fizionominë e njohur të pyllit vertikal të Stefano Boerit në Milano dhe është projektuar nga studioja Arche Associati e Marco Casamonti, një klient i hershëm i Edi Ramës.

West Residence
Godina tjetër e miratuar nga KKT është e ashtuquajtura West Residence, projektuar nga Stefano Boeri, e studios Boeri Architetti, hartuese e masterplanit të Tiranës. Boeri është autori i Masterplanit të Tiranës.
West Residence është një tjetër ndërtesë “shumëfunksionale”, e cila do të ndërtohet pas godinës së Presidencës, përgjatë rrugës Ibrahim Rrugova, në vendin ku tani ndodhet një parkim dhe klinika e dikurshme e bllokut. Sigurisht, edhe kjo ndërtesë do të shoqërohet me disa pemë sipërfaqësore, që veshin një fasadë masive betoni.

Bllok
Një tjetër projekt i Stefano Boerit do të ndërtohet mbi të gjithë zonën ku shtrihej dikur Bar Rovena, në zonën e ish-Bllokut. Edhe kjo është një tjetër godinë “multifunksionale”, pra qendër tregtare, zyra dhe apartamente, që do të ndërtohet nga një kompani e regjistruar vetëm një vit më parë si West Residence, Invest shpk. Ndërtesa do të shtrihet në këndin e rrugës “Pjetër Bogdani” dhe rrugës “Vaso Pasha” dhe do të ketë “tarracë të gjelbër”. Tani për tani emërtimi i saj do të jetë “Bllok”.
E çuditshme është se këto 3 kulla u miratuan nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) në heshtje të plotë dhe mungesë transparence, pa asnjë gjurmë në faqen e vet zyrtare të këtij institucioni.

Garden Building
West Residence
Bllok
Tags: kullatirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.