FOTO/ Ja kush është avokati që u zhduk pa lënë gjurmë në...

FOTO/ Ja kush është avokati që u zhduk pa lënë gjurmë në traget

296
0
Shares

Publikohet për herë të parë foto e avokatit Besnik Muça, i zhdukur që prej 2 nëntorit në tragetin e linjës Durrës – Bari teksa ishte nisur për të takuar familjen.
Ndonëse kanë kaluar 11 ditë nga momenti që ai fiku celularin e humbi kontaktet me familjarët, policia e Durrësit ka sekuestruar kamerat e sigurisë së portit, për të kuptuar nëse Muça është zhdukur në traget, apo nuk ka hipur në të mbrëmjen e 2 nëntorit.
Lajmi për zhdukjen e tij u bë i ditur 3 ditë më parë kur bashkëshortja e Muçës që e priste në Itali dha alarmin. Pas këtij momenti në policinë e Durrësit denoncoi edhe vëllait të tij.
Sipas burimeve nga policia e Durrësit, në sistemin TIMS rezulton se avokati Muça ka bërë “check in” në portin e Durrësit mbrëmjen e 2 nëntorit, por nuk dihet me saktësi ku dhe si mund të jetë zhdukur.
Autoritetet shqiptare nuk e përjashtojnë mundësinë që ai të jetë zhdukur në tragetin e linjës Durrës-Bari, ashtu siç shkruajnë mediat italiane, ndërsa shtojnë se ka mundësi që edhe të mos ketë hipur fare në traget.

Kush ishte avokati i zhdukur

Besnik Muca

Besnik Muça prej disa kohësh punonte në Tiranë si avokat i lirë.
Nga dëshmia e vëllait të tij, mësohet se Bujar Muça kishte dokumente të rregullta qëndrimi në Itali ku prej vitesh jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët, ndërsa kohët e fundit ai kishte nisur punën si avokat i lirë në Tiranë. Për të ndarë më shumë kohë më familjen ai udhëtonte të paktën dy herë në muaj nga porti i Durrësit në Bari për të shkuar në Macerata, aty ku edhe jetonte familja.
Në bisedën e fundit që kishte bërë me vëllanë, Muça nuk kishte shfaqur ndonjë shqetësim të dukshëm, thjesht e kishte informuar se do shkonte disa ditë të qëndronte pranë familjes, ashtu si edhe herët e tjera.
Sipas vëllait, avokati dyshohet të jetë nisur rreth orës 23:00 nga porti i Durrësit, ndërsa celulari i tij ka qenë i fikur që pas atij momenti. BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY