Voltana Ademi publikon pasurinë e saj, ja si e ka krijuar

Voltana Ademi publikon pasurinë e saj, ja si e ka krijuar

287
0
Shares

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës është përgjigjur në një lajm të publikkuar sot se zyrtarja e lartë ka bërë pasuri si drejtuese e bashkisë së Shkodrës. Ademi deklaron se është e pasur por se pasuria e saj nuk ka lidhje me përfshirjen e saj në politike apo postin e lartë që mban tani.

Postimi i Voltanës:

Propaganda vijon të shpikë e të servirë lajme të rreme për emrin tim.

Sot u njoha me një tjetër fake neës nga njëri prej kazanëve të pushtetit, ku më përmend mua si person që paskam përfituar 10 pasuri të paluajtshme në kohën që jam në krye të Bashkisë së Shkodrës.

Asgjë nuk është e vërtetë.

Çdo pasuri e imja është e deklaruar, por ajo që është më e rëndësishme është fakti se këto pasuri i gëzoj për shkak të trashëgimisë familjare e këto i kam të faktuara me dokumentacionin përkatës si pasuri të trashëguara nga gjyshi im dhe i bashkëshortit tim.

Unë e kuptoj që pushteti është mësuar të vendosë pasuri kriminale e korruptive e të njëjtën gjë pretendon t’ia faturojë kujtdo që është në shërbim të qytetarëve.

Ky nuk është rasti ku pasuria është vënë përmes skemave të paligjshme por përmes trashëgimisë e ligjsmërisë.

Bashkëngjitur po iu përcjell të gjitha pasuritë të cilat i kam trashëguar në mënyrë të ligjshme nga të parët e mi.

Për më tepër mund të verifikoni pranë ILDKP.

1 – Në bashkëpronësi me znj. Kydrete Ademi dhe znj. Jetmira Ademi: 1/3 pjesë te Apartamentit me sipërfaqe 64 (gjashtëdhjetë e katër) m2, Apartament me sipërfaqe 97 (Nëntëdhjetë e shtatë) m2, në Shkodër,

Pjesë e pronës së gjyshit tim, të ndjerit gjyshit tim Fasli Ademi, nga fabrika me e njohur e duhanit ne Shqiperi, Fabrika “Tarabosh”, pronë e familjes.

2 – Në bashkëpronësi me znj. Kydrete Ademi, Znj.Jetmira Ademi, dhe të tjerë trashëgimtarë Ademi, 1/6 pjesë te Njësise tregëtare me sipërfaqe totale 77 (gjashtëdhjetë e katër) m2, Pjesë e pronës së gjyshit tim, të ndjerit gjyshit tim Fasli Ademit, nga fabrika me e njohur e duhanit ne Shqiperi, Fabrika “Tarabosh”

3 – Në bashkëpronësi me Kydrete Ademi, Jetmira Ademi: 1/3 pjesë të Njësisë tregtare me siperfaqe totale me 116.5 m2, (pjesë e objektit të njohur ne Shkoder si ish Hotel, apo ish Fashoja- prone e ndërtuar nga gjyshi Fasli Ademi e Rexhep Ademi

4 – Në bashkëpronesi me Kydrete Ademi, Jetmira Ademi: 1/3 pjesë të Njësisë tregtare me sipërfaqe totale 35.34 m2. Pjesë e objektit të njohur ne Shkoder si ish Hotel, apo ish “Fashoja”- prone e ndërtuar nga Fasli Ademi e Rexhep Ademi

5 – Në bashkëpronësi me znj.Domenika Mjeda, z.Fran Mjeda dhe z.Paulin Mjeda, Shtëpi banimi me sipërfaqe 114 m2 në lagjen Arra e madhe, Shkodër. Pronë e trashëguar nga i ndjeri Nush Mjeda (vdekur në shkurt të 1977).

6 . Në bashkëpronësi me Domenika Mjeda, Fran Mjeda dhe Paulin Mjeda, Njësi tregtare me sipërfaqe 55 (pesëdhjetë e pesë) m2 në lagjen Arra e madhe. Pronë e trashëguar nga i ndjeri vjehrri im Gjon Mjeda – vdekur më 25 janar 2008).

7 – Në bashkëpronësi me znj. Kydrete Ademi, Znj.Jetmira Ademi, 1/6 truall dhe objekt i ndërtuar me leje. Pjesë e pronës truall të ish Hotelit- prone e ndërtuar nga Fasli (vdekur në janar 1941) e Rexhep Ademi).

8- Në bashkëpronësi me znj. Kydrete Ademi, Znj.Jetmira Ademi, 1/3 Pasuri tokë me sipërfaqe 410 m2. Pronë e trashëguar nga i ndjeri babai im Vehbi Ademi (vdekur më 3 Maj 2009 ).

9- Në bashkëpronësi me trashëgimtarët e Fasli e Rexhep Ademi (14 familje trashëgimtarë Ademi), 1/30 pjesë pasuri tokë me sipërfaqe rreth rreth 22000 m2 (pjesërisht e zënë forcërisht). Pronë e trashëguar nga i ndjeri gjyshi im Fasli (vdekur në janar 1941) dhe i ndjeri Rexhep Ademi.

10 – Në bashkëpronësi me trashëgimtarë Ademi, 1/24 pronë truall me sipërfaqe 300 m2. (Pronë e trashëguar nga i ndjeri babai im Vehbi Ademi (vdekur më 3 Maj 2009 ).

Image may contain: 4 people, people sitting, shoes, child and text

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: house, tree and outdoor

Image may contain: outdoor and text

Image may contain: one or more people, outdoor and text

Image may contain: plant, flower, outdoor and nature

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY