Shuma e gjetur në banesën e gjyqtarit, avokati tregon burimin: Shkëlqim Miri...

Shuma e gjetur në banesën e gjyqtarit, avokati tregon burimin: Shkëlqim Miri vuan nga një sëmundje e rëndë…

357
0
Shares

Pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda për arrest me burg ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri, ka folur në një deklaratë për mediat avokati i tij, Ardian Visha.
Visha ka zbuluar fakte të reja dhe informacione në lidhje me çështjen për të cilën akuzohet klienti i tij por edhe për shumën e parave të gjetur në banesë.
Ai tha se gjyqtari është diagnostikuar në atë periudhë në Gjermani ku ka mësuar se vuante nga një tumor në kokë, për këtë arsye i janë nevojitur një shumë parash për ndërhyrje kirurgjikale, dhe të afërm të tij e kanë ndihmuar të grumbullojë shumën e nevojshme.
“Shuma e konsiderueshme është relative në kohën e kapitalizmit, ky gjyqtar ka 25 vjet që punon me një rrogë të konsiderueshme, bashkëshortja e tij punon. Ka një problematikë madhore shëndetësore , është ekzaminuar në mars dhe konkretisht në ditët që është pretenduar marrja e njerëzve të afërt të njerëzve të gjakut të tij, dhe është konfirmuar në fund të majit në Gjermani se ky gjyqtar vuan nga tumori në kokë. Nuk është paraja e tij e gjitha. Një pjesë ishin të tijat ndërsa të tjerat ishin pjesë e një marrëveshje kontraktuale me një familjarë. Parat do të përdoreshin për kurimin e tij. Po të kishte prova për arrestim ta bënin para kontrollit të banesës ose paralelisht, jo kështu. Para së gjithash kërkonim nga prokuroria të mbështeste në prova qëndrimin e saj e të interpretoi pse kontroll banese në nëntor për një ngjarje të ndodhur në maj? Parat e gjetura janë të familjarëve të gjyqtarit. Veprimi është i ligjshëm”, tha Visha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY