Policia e Shkodrës ka arrestuar një tjetër person në kuadër të operacionit “Viluni beach”, ku u kap sot furgoni me 1.5 tonë drogë në Velipojë. Mësohet se ka rënë në pranga J. B., 20 vjeç. Nga të dhënat e uniformave blu, rezulton se i riu ka qenë shpallur në kërkim.
Ai është arrestuar në Orikum, Vlorë, në bashkëpunim dhe me policinë e qytetit bregdetar. Ndërkohë, vijon operacioni për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.





