Në Velipojë u arrestua mëngjesin e sotëm një efektiv policie, pasi i kishte dalë garant trafikantëve për transportin e 1 ton kanabisi drejt plazhit të Vilunit, nga ku do të nisej me gomone për në Itali. Efektivi i arrestuar është Enrik (Prel) Zylja. Ai është prangosur në momentin që ishte duke transportuar drogën me anë të një furgoni, ndërsa sipas policisë ai është vëllai i zv/Drejtorit të Policisë së Kufirit, Ndrek Zylja.





