FNSH-ja dhe Policia e Shtetit në një operacion sekret të zhvilluar në Elbasan kanë zbuluar dhe arrestuar pas 2 vitesh arrati, një trafikant droge të kërkuar nga drejtësia italiane, dënuar prej saj me 6 vjet e 10 muaj burg.
Njoftimi i policisë:
FNSH Tiranë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar: A.T.45 vjeç banues në Elbasan. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi shtetasi i lartpërmendur, është shpallur në kërkim nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana më datë 25.03.2014, pasi Gjykata e Apelit Torino me vendim të datës 22.04.2011, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg për veprën penale “Trafikim të narkotikëve kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian. Ndalimi i tij, u bë me qëllim ekstradimi në shtetin Italian.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2059841810968846/





