EMRAT/ Lëvizje surprizë në prokuroritë e vendit, Adriatik Lalla ndryshon drejtuesit

EMRAT/ Lëvizje surprizë në prokuroritë e vendit, Adriatik Lalla ndryshon drejtuesit

580
0
Shares

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në prokuroritë e rretheve.
Mësohet se, Prokurori i komanduar si drejtues i Prokurorisë së Vlorës Ramadan Troci kthehet në Tiranë me një detyrë në Prokurorinë e Përgjithshme.
Në Vlorë komandohet Ardian Ylli, aktualisht drejtues i Prokurorisë së Fierit.
Ndërkohë në Fier komandohet Pali Decolli, aktualisht zëvendësdrejtues i kësaj prokurorie.
Granit Shahu, drejtues i Prokurorisë së Shkodrës kthehet prokuror në Tiranë.
Në vend të tij komandohet Anton Martini, aktualisht prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY