Johannes Hahn shkon te Basha, ja çfarë u diskutua në takimin që...

Johannes Hahn shkon te Basha, ja çfarë u diskutua në takimin që zgjati 2 orë

173
0
Shares

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn ditën e djeshme ka zhvilluar një takim me kryeopozitarin Lulzim Basha në selinë e Partisë Demokratike.  Menjëherë pas kthimit nga Vlora, ku shoqëronte kryeministrin Edi Rama, komisioneri për zgjerim ka qëndruar për rreth dy orë në zyrën e Lulzim Bashës. Mësohet se fokusi i takimit është vendosur te Reforma në Drejtësi dhe nisja nga puna e procesit të Vettingut. Basha ka shprehur vullnetin e PD-së për të pastruar drejtësinë nga korrupsioni. Mësohet se mesazhi i Hahn ka qenë ai që u artikulua edhe dje në konferencën për shtyp, pra që të gjitha partitë politike çështjen e integrimit ta cilësojnë si objektiv kryesor. Ndërkohë për kreun e opozitës trafiku i narkotikëve mbetet rreziku më i madh për vendin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Mësohet se Basha i ka bërë komisionerit Hahn një ekspoze mbi lidhjet e politikës me grupet kriminale, duke sjellë shembuj edhe të blerjes dhe ndikimit të votës në zgjedhjet e 25 qershorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY