Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ZBARDHET PËRPLASJA/ Ja sherri me Visho Ajazin në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë – Saimir Tahirit i doli në mbrojtje vetëm Mimi Kodheli

08/11/2017
Presidenti mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Nuk ka vend për panik, janë marrë masat e nevojshme antiterror
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një vit pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë për kanabisin, Partia Demokratike zyrtarizoi kërkesën për deklasifikimin e mbledhjes dhe publikimin e të dhënave të raportuara në këtë mbledhje. Policia, Ministria e Brendshme, por dhe vetë qeveria tashmë kanë pranuar problematikën me kanabisin, kryesisht përgjatë vitit 2016, por PD insiston për publikimin e të dhënave që janë raportuar në këtë mbledhje.
Mbledhja u zhvillua më 11 nëntor të vitit të shkuar me kërkesë të ish Presidentit të Republikës dhe mbështetjen e ish-kreut të LSI, aktualisht President i Republikës, Ilir Meta. Në kulmin e debatit për këtë çështje, Mapo ka mundur të zbardhi disa nga debatet me tone të larta në këtë mbledhje. Të pranishëm kanë qenë drejtuesit e institucioneve kryesore, kreu i opozitës dhe mbledhja drejtohej nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Kulmi i debateve në mbledhje ka ardhur pas raportimit të ish-kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika i cili ka lexuar për të pranishmit të dhëna të sakta sipas tij mbi implikimin e zyrtarëve të policisë në kultivimin e kanabisit.
Po ashtu kreu i SHISH, ka treguar për sipërfaqet e kanabisit të kultivuar në mbarë vendin dhe për këtë situatë ka bërë përgjegjëse Policinë e Shtetit. Sipas të dhënave mësohet se SHISH ka qenë institucioni i vetëm që ka referuar në prokurori të dhëna për implikimin e drejtuesve të lartë të policisë në kultivimin dhe mbrojtjen e parcelave të kanabisit. Pikërisht ky moment ka sjellë reagimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri tashmë nën hetim për trafikim kanabisi në formën e grupit të strukturuar kriminal, i cili i është drejtuar ish-kreut të SHISH me fjalët: “Ju po luani lojë politike. Për gjithçka thatë në këtë mbledhje nuk keni sjellë asnjë informacion në Ministrinë e Brendshme”, mësohet t’i jetë drejtuar Tahiri ish-kreut të SHISH.
Menjëherë i është përgjigjur Ajazi i cili duke ju drejtuar Tahirit ka thënë: “Nuk mund të sjellë informacione në Ministrinë e Brendshme, pasi zyrtarë të ndryshëm të ministrisë tuaj mund të dekonspirojnë informacionin”.
Ish-ministri i Brendshëm ka reaguar sërish por me tone të larta, duke bërë që Presidenti i Republikës të ndërhyjë për të qetësuar situatën.
Por ky moment nuk e ka qetësuar aspak situatën, pasi ish-ministri i Brendshëm, sërish me tone të larta i është drejtuar Presidentit të Republikës me fjalët: “Ju po luani lojën e Sali Berishës. Situata që paraqiti kreu i SHISH, nuk është aspak e tillë”.
Por Presidenti i ka kërkuar sërish të qetësohet, ndërsa në debat ka ndërhyrë dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila i është kundërvënë Presidentit të Republikës.
Aktualisht ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si i dyshuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh në bashkëpunim me grupin e Habilajve. Ndërsa ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është akuzuar publikisht nga opozita për fikjen e radarëve që monitorojnë detin në rastet e trafikut në narkotikëve. Të dyja këto çështje po hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë. Mapo

Tags: Keshilli Sigurisemimi kodheliperplasjasaimir tahirivisho ajazi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.