FOTO/ Kryetari Akademisë së Shkencave Gudar Beqiraj i dorëzon dorëheqjen Presidentit Ilir...

FOTO/ Kryetari Akademisë së Shkencave Gudar Beqiraj i dorëzon dorëheqjen Presidentit Ilir Meta

137
0
Shares

Presidenti i Republikës së Shqipërisë priti sot në takim Kryetarin e Zgjedhur të Akademisë së Shkencave Akademikun Gudar Beqiraj gjatë të cilit u diskutua mbi situatën aktuale të Akademisë së Shkencave, procesin e reformimit të saj dhe sfidat dhe perspektivën e përballjes së tyre me sukses.
Gjatë bisedës u nënvizua nevoja dhe rëndësia e një reformimi tërësor të kërkimit shkencor dhe Akademisë së Shkencave në drejtim të rritjes së produktivitetit shkencor në harmoni me zhvillimet e sotme të shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, për përballimin e sfidave të rëndësishme të vendit tonë.
Gjatë takimit Akademiku Beqiraj i shprehu vullnetin e tij Presidentit të Republikës për t’u dorëhequr nga pozicioni i Kryetarit të Zgjedhur të Akademisë së Shkencave duke theksuar se ai do të mbetet përkrah kolegëve të tij akademikë, mbështetës dhe kontribuues i procesit të reformimit të nisur tashmë të këtij institucioni të rëndësishëm.
Presidenti i Republikës Meta vlerësoi lart aktin qytetar të Akademikut Gudar Beqiraj duke vënë në dukje personalitetin e tij dhe rolin e kontributin e gjatë jo vetëm në fushën e kërkimit shkencor por edhe në atë të zhvillimit të sportit dhe të veprimtarive humanitare.
Presidenti i Republikës Meta theksoi rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut mes Asamblesë së Akademisë së Shkencave dhe Qeverisë me qëllim rritjen e rolit të pazëvendësueshëm të saj për zhvillimin e vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY