Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja që tronditi Italinë mëngjesin e sotëm. Migena Kellezi u ther me thikë nga bashkëshorti i saj Dritan Sulollari, ku si pasojë gjeti vdekjen.
Mësohet se çifti ka pasur një përleshje përpara se të ndodhte ngjarja e rëndë, pasi burri është shoqëruar në spital fillimisht për të marrë mjekim nga plagët që kishte në trup. Në shtëpinë e çiftit ndodhej edhe djali i tyre 8-vjeçar i cili ka dëgjuar të gjithë debatin.
Sulollari kishte disa muaj i papunë, dhe tashmë është vënë në pranga.
Ende mbeten mister arsyet që e çuan drejt vrasjes së bashkëshortes, ndërsa pritet që ai të merret në pyetje pasditen e sotme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/