Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Brenda piramidave egjiptiane…, në një realitet 3D

08/11/2017
VIDEO/ Brenda piramidave egjiptiane…, në një realitet 3D
Share on FacebookShare on Whatsapp

A keni dashur ndonjëherë të vizitoni piramidat e Egjiptit, por nuk e keni pasur mundësinë? Tani ju mund të bëni më shumë sesa kaq. Përmes një turi virtual, ju mund të hyni edhe brenda Piramidës së madhe të Gizës!
Duke përdorur teknologjinë 3D, ekipi i projektit të skanimit të piramidave i lejon vizitorët të vendosin syzet e posaçme për të eksploruar galerinë e mbretëreshave dhe dhoma të tjera antike, që normalisht nuk janë të qasshme për publikun, pa u larguar nga Parisi.
“Falë kësaj teknike, ne kemi bërë të mundur të teletransportohemi në Egjipt. Brenda në piramida dhe ajo që është e re në botën e realitetit virtual është se, që tani e në vijim nuk je i izoluar por në grup. Mund të bësh madje një tur me familjen, e sigurisht mund të hysh në vende, që zakonisht në piramidën reale nuk mundesh”, shpjegon Mehdi Tayoubi, bashkëdrejtues i misionit “ScanPiramyds”.
Pjesërisht e menduar si një eksperiencë argëtuese, projekti i lejon kërkuesit të përmirësojnë teknologjitë investigative. Të ashtuquajturat grimca “muon”, që e kanë origjinën nga ndërveprimet me rrezet nga hapësira dhe atomeve në atmosferën e sipërme të Tokës, janë në gjendje të penetrojnë për qindra metra në gurë para se të thithen.
“Kjo lejon edhe depërtimin virtual brenda strukturave të gurta. Përmes kësaj teknokologje, ne duam që t’i mundësojmë publikut të gjerë që të kuptojë se çfarë është kjo piramidë, e ta kuptojë këtë nga brenda saj”, tha Tayoubi.
Teknologjia çoi edhe në zbulimin e një hapësire misterioze brenda piramidës më të madhe dhe më të vjetër të Egjiptit.

Tags: egjiptPiramidat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.