KOMISIONI I LIGJEVE/ Tension dhe debat, Halimi-Manjës: Je kamikaz për Ramën

KOMISIONI I LIGJEVE/ Tension dhe debat, Halimi-Manjës: Je kamikaz për Ramën

180
0
Shares

Edhe ditën e sotmë kanë vazhduar debatet mes palëve në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Përplasja ka qenë midis kryetarit socialist të Komisionit, Ulsi Manja dhe deputetit demokrat Eduard Halimi, gjatë diskutimit për buxhetin e institucioneve të drejtësisë. Halimi e ka quajtur gjithë këtë një alibi, që institucionet të mos justifikohen duke thënë nuk kishim para për të burgosur kriminelët. Sipas deputetit të PD, Ulsi Manja po bëhet kamikaz për të plotësuar dëshirat e Edi Ramës.
Debati:
Halimi: E gjithë kjo eshte per ti dhene institucioneve gjithçka qe ata kerkojne.. qe të mos kene alibi qe nuk i futem dot ne burg kriminelet se s’kishim fonde.. Bëre gabim që dole dje dhe sulmove Prokurorinë.
Manja: S’ka asnje vlerë.. nuk të marrr leje ty se çfare do bëj. Këtu jam kryetar, atje jam si deputet.
Halimi: S’të lejohet ty si kryetar të besh kamikazin për Kryeministrin.
Manja: Vazhdo me buxhetin. Mos e nderprit fjalen. Vazhdo se kete pune ka ky.
Halimi: Ne jemi profesioniste te dy.
Manja: Ti ke qene ne anen e krimit, une ne anen e shtetit…
Halimi: Drejtësia është në kolaps, mungojnë 39 gjyqtarë. Institucionet e drejtësisë nuk po ngrihen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY