VIDEO/ Varësia nga seksi, historia e 19-vjeçarit nga Saranda: Nisja nga ora...

VIDEO/ Varësia nga seksi, historia e 19-vjeçarit nga Saranda: Nisja nga ora 7 e pasdites deri në 5 të mëngjesit…

328
0
Shares

Ai nuk e tregon fytyrën për shkak se i vjen turp nga opinioni. Por 19-vjeçari nga Saranda, i cili tani studion në Tiranë, është i gatshëm të ndajë problemin e tij, varësinë e tij nga porno, që e bëri të bjerë nga mësimet dhe nga shëndeti.
“Nisja nga ora 7 e pasdites deri në 5 të mëngjesit. E vetmja arsye që ndaloja është se lindte dielli dhe më duhej të shkoja në shkollë”, shprehet adoleshenti.
Varësia nga seksi është me e theksuar te meshkujt se te femrat. Por problem rëndohet, pasi për shkak të rritjes së përdorimit të internetit nga të miturit.
“Kam provuar të kryej marrëdhënie me bashkëmoshatarët e mia, por nuk ndjeja asgjë gjatë këtyre marrëdhënieve. Unë vetë nuk ndjeja asnjë lloj emocioni, ndërkohë që kryeja këto akte”, shprehet adoleshenti.
“Unë trajtoj aktualisht 3 adoleshente dhe 5 te rritur…”, thotë Besarta Taçi, Psiko-seksologe
Shifrat thonë se 10 për qind e njerëzve që klikojnë platformat pornografike në botë janë nga 13, deri në 17 vjeç. Psikologet thonë se ndryshe nga sa perceptohet, varësia nga seksi është një patologji, pra sëmundje.
“Ata përjetojnë dhimbje, përjetojnë depresion, vijnë këtu dhe kanë nevojë për suport farmaceutik”, sqaron Besarta Taçi.
Sidomos në moshat e vogla dhe të reja, rol kyç kanë prindërit. Janë ata që duhet të kuptojnë se çfarë po ndodh me fëmijët e tyre.
“Prindërit e mi filluan ta vërenin rënien time, lodhjen dhe faktin që rrija i izoluar në shtëpi, nuk dilja. Vendosën të konsultoheshin me një psikoterapiste dhe e kuptuan sëmundjen time”, thotë ai.
Lojërat e fatit, alkooli janë probleme që shkaktojnë edhe plagë të rënda sociale, ndaj ndoshta zënë më shumë vend në lajme. Por ndërkohe varësia nga seksi është klasifikuar si çrregullim mendor dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i personave te varur nga seksi në botë po rritet me 7 – 8 për qind çdo vit. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY