Drejtoresha juridike e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës, Merita Qato, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në seancën gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit. Ajo u pyet në lidhje me regjistrimin në ZRP Durrës të ish-Hotel Vollgës. Qato ths se në kohën kur u regjistrua ish-hotel “Vollga”, ajo ishte me pushime.
“Mesova se pala tjeter qe pretendonte pronesine kishte bere nja anki. Kryeregjistruesi urdheroi pezullim te regjistrimit te prones per 30 dite per verifikim. Nuk i pyeta dhe nuk e di kush ishin dy personat e ardhur si perfaqesues te pretendentit tjeter te prones”, u shpreh ajo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/