“Bomba” e Salianjit: Pasi të heqë Llallën, qeveria do të “godasë” Prokurorinë

“Bomba” e Salianjit: Pasi të heqë Llallën, qeveria do të “godasë” Prokurorinë

252
0
Shares

Nga emisioni ‘Studio e Hapur’ në “News24”, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka lëshuar një deklaratë shqetësuese, teksa komentonte mandatin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili mbaron pas një muaji. Salianji paralajmëroi se qeveria me në krye Edi Ramën ka si qëllim të ‘godasë’ Prokurorinë për ta vendosur nën kontrollin e saj, duke emëruar në krye të saj një tjetër prokuror. Deputeti i PD duke ju referuar qeverisë, theksoi se nëse nuk ndodh kjo, ata do të shkojnë në burg. Deklarata bombë e Ervin Salianjit erdhi në përballjen e tij me deputetin socialist Pjerin Ndreu.

Debati:
Salianji: Rilindja dhe maxhoranca ndaluan dhe po mbrojnë njëri-tjetrin. Tahiri u mbrojt me vendim politik. Drejtësia ra. Janë miratuar institucionet e reja. Këta pas një muaji do tentojnë të godasin prokurorinë, pasi të zgjedhin prokurorin e ri. Nëse nuk kapin prokurorinë, do të shkojnë në burg. I bënë presion sot SHISH, i cili kërkonte buxhet shtesë. Dua të heqin dhe prokurorin, do tentojnë me gjasa.
Pjerin Ndreu: Mbarimin e mandatit të prokurorit këta e quajnë heqje.
Salianji: Sot po rri i qete. Se qytetarëve i ka vajtur shpirti në majë të hundës. Nuk jetojnë dot, kurse ju doni 5 mln euro në javë.
Pjerin Ndreu: Prokurorit thjesht i mbaron mandati. Por nuk dihen ende modalitetet që do ndiqen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY