Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI & FOTO/ Zvicër, arrestohet nga Interpoli biznesmeni shqiptar, ja për çfarë akuzohet

06/11/2017
EMRI & FOTO/ Zvicër, arrestohet nga Interpoli biznesmeni shqiptar, ja për çfarë akuzohet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria bën me dije se Interpol Zyrihu ka ndaluar Adrian Xhillarin, një prej të akuzuarve për aferën e kontrabandës së naftës virgine i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2015, pasi nuk iu gjet vendodhja e tij pas caktimit të masës së sigurisë “arrest në burg”. Administratori i Tea Construction & Petrol është shpallur në kërkim nga Interpoli, pasi dyshohet se fshihet jashtë Shqipërisë. Adrian Xhillari, i shpallur në kërkim prej vitit 2015 si njëri prej personave të përfshirë në skemën e kontrabandës së naftës “virgine” është arrestuar në Zvicër për llogari të drejtësisë shqiptare.
Burime nga Prokuroria e Fierit i pohuan BIRN se Xhillari ishte ndaluar javën e kaluar në Zvicër, ndërkohë që pala shqiptare pret që ai të ekstradohet për t’u përballur me drejtësinë. Të njëjtat burime i thanë BIRN se Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar menjëherë letër-porosinë e shoqëruar me urdhër-ndalimin dhe dosjen hetimore në ngarkim të Xhillarit, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri.
Administratori i kompanisë “Tea Construksion & Petrol sh.a”, Adrian Xhillari akuzohet për veprat penale “fshehje e të ardhurave”, “mospagim i taksave” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe ndaj tij vazhdon të qëndrojë në fuqi masa e sigurimit “arrest në burg” e dhënë në mungesë. Mbrojtësit e Xhillarit ishin të paarritshëm për një koment ditën e sotme.
Çështja në ngarkim të Xhillarit, ish-zv/Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave, Lula Njebza dhe ish-kreut të Degës së Doganës së Tiranës, Mirëarbër Teneqexhiu po shqyrtohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë deri në momentin që Gjykata e Lartë do të vendosë për kompetencën territoriale. Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier vendosi të shpallë moskompetencën për gjykimin e kësaj çështjeje duke e dërguar atë në Gjykatën e Tiranës, por kjo e fundit gjeti se vendimi i kolegëve në Fier ishte i paligjshëm dhe vendosi të ankohet në Gjykatë të Lartë për mosmarrëveshje të kompetencës tokësore.
Çështja ndaj tre të akuzarve të sipërcituar nisi pas një denoncimi të kryer nga Crown Agents në Maj të vitit 2015 në Prokurorinë e Fierit. Në Dhjetor të po atij viti, prokuroria urdhëroi ndalimin e Xhillarit, Njebzës dhe disa doganierëve të tjerë të akuzuar për “falsifikim” dhe “shpërdorim detyre”, ndërsa disa muaj më vonë dosja u dërgua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier për shqyrtim.
Sipas prokurorisë, Adrian Xhillari në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Tea Construction & Petrol”, ka blerë në maj të vitit 2010 një sasi prej 5.65 milionë kilogramë naftë virgine me vlerë 500 milionë lekë nga rafineria e Ballshit.
Në Janar 2014, drejtoria e Doganave, Drejtoria e Tatim Paguesve të Mëdhenj dhe Dogana e Tiranës kanë inspektuar depozitat e kompanisë në Kodër Mëzez në Tiranë për të verifikuar sasinë e naftës virgine që kompania kishte në gjendje, e cila është vlerësuar nga grupi përbashkët i inspektimit në 4.4 milionë litra.
Sipas prokurorisë, pas inspektimit në gusht 2014, Xhillari ka ndërtuar në bashkëpunim me të pandehurën Lula Njebza, në atë kohë zv/Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave dhe të pandehurin Mirëarbër Teneqexhiu, me detyrë Drejtor i Doganës së Tiranës një skemë fiktive për zhvendosjen e sasisë së naftës të depozituar në Kodër Mëzez drejt depozitës G-43 në Ballsh, duke i mundësuar kompanisë Tea Construction & Petrol të hedhë në treg në mënyrë të paligjshme, sasinë prej rreth 4.4 milionë litra “naftë virgine” dhe të shmangë detyrimet tatimore të akcizës.
Më herët, në lidhje me këtë dosje u dënuan Alfred Bushi dhe Syrja Misiraj në Gjykatën e Fierit, Bushi mori pafajësi në Apel, ndërsa Misiraj u dënua me 1 vit burg. Në një proces të mëvetshëm po shqyrtohet çështja edhe ndaj Adrian Alikajt. Pritet që në ditët në vazhdim, autoritetet e drejtësisë zviceriane të vendosin për ekstradimin ose jo të Xhillarit. Birn

Tags: Adrian XhillariAKUZATarrestimzvicer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.