BUXHETI/ Në 2018, “Rruga e Kombit” e para që do të bëhet...

BUXHETI/ Në 2018, “Rruga e Kombit” e para që do të bëhet me pagesë

292
0
Shares

Infrastruktura rrugore e vendit ishte kryefjala e prezantimit që i bënë, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Financave Arben Ahmetaj buxhetit të shtetit për vitin fiskal 2018. Aty është paraqitur edhe një platformë e detajuar për punimet në akse të ndryshme rrugore. Koha Ditore shkruan se çfarë të bën përshtypje është fakti që, për segmentin Fushë-Krujë-Milot-Kukës-Morin, apo siç thirret ndryshe si Rruga e Kombit janë parashikuar vetëm 10 milionë euro, nga 40 milionë euro që janë nevojat për projektin e kësaj rruge. Ndërkohë që ky segment rrugor është i papërfunduar, Rruga e Kombit do të jetë me pagesë duke filluar që nga janari i vitit që vjen. Kompania koncensionare “Salillari&Kastrati” që kanë marrë me koncension Rrugën e Kombit, të vetmin investim për rrugën e papërfunduar, është ai i nisur në fillim të shtatorit dhe që ka të bëjë me vjeljen e taksës nga kjo kompani “Joint Venture”. Teksa rruga do të jetë me pagesë, si rruga e parë në Shqipëri, ekspertët e Policisë së qarkullimit rrugor kanë dhënë alarmin për gjendjen e sigurisë rrugore nga Tuneli i Kalimashit deri në Morinë, veçanërisht në segmentin nga Kukësi deri në Morinë. Në këtë segment ka 7 ura, por që nga përfundimi i Rrugës së Kombit në vitin 2009, janë të aksesueshme vetëm me një korsi dhe mosdublimi i tyre ka sjellë mjaft pasoja, duke shënuar një numër të lartë aksidentesh rrugore dhe jetë të humbura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY