Trump: Ekzekutori i masakrës në Teksas kishte probleme mendore

Trump: Ekzekutori i masakrës në Teksas kishte probleme mendore

122
0
Shares

Ish-ushtaraku që sulmoi me armë zjarri një kishë në Teksas është cilësuar nga Presidenti Donald Trump si një njeri me probleme të mëdha të shëndetit mendor. “I armatosur dhe në gjendje të rëndë depresive”, tha Trump për mediat. Komentii presidentit të SHBA-ve erdhi pak kohë pas sulmit, ku u vranë të paktën 26 persona dhe u plagosën 20 të tjerë. Ky ishte një nga sulmet me viktimat më të shumta në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve të fundit. Sulmi ndodhi në Kishën Baptiste në Sutherland Springs, një qytet i vogël në kantonin Wilson. Viktimat janë të moshës nga pesë në 72 vjeç. Ndërkohë i dyshuari për sulmin, Devin Patrick Kelley, 26 vjeç u gjet i vdekur në automjetin e tij disa kilometra larg vendit të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY