Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hetim familjareve te Qzim Sejdinit, kjo leter e prokurorise ka mberritur te Tatimet

04/11/2017
VIDEO/ Si kërcënon Qazim Sejdini gazetarin
Share on FacebookShare on Whatsapp
Prokuroria e Elbasanit kërkon verifikim pasuror për të paktën 66 persona me status të ndryshëm social në kuadër të një superhetimi për pastrim parash. Organi i akuzës ka kërkuar nga tatimet skanimin e veprimtarisë ekonomike të disa prej familjeve kryesore në qytet me veprimtari të gjerë në disa fusha. Në sitë prona e biznese përmes të cilave dyshohet se janë trasferuar mes personave të përfshirë për të fshehur të ardhurat dhe pastruar produkte të veprave penale

Prokuroria e Elbasanit ka nisur një prej atyre që mund të konsiderohen superhetimet e viteve të fundit për pastrim parash dhe të produkteve të veprave penale.

Përmes një letre zyrtare, dërguar dy javë më parë organi i akuzës në qytetin e Elbasanit i është drejtuar me një kërkesë Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave ku kërkon verifim pasuror për të paktën 66 persona.

Në listë mësohet se ka emra të familjarëve të kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, biznesmeneve të njohur në këtë qytet, si Petrit Çela dhe persona të tjerë të njohur në rang lokal.

Prokuroria e Elbasanit kërkon për këto persona informacione të karakterit ekonomik.

Akuza kërkon të dije nësë këta persona në listë janë të regjistruar si subjekt tatimpagues dhe nëse po, pret informacione mbi objektin e veprimtarisë, statusin, detyrimet dhe fitimet ndër vite.

Kërkesa për Drejtorinë Tatimore, mësohet se vjen pas Prokuroria e Elbasanit ka nisur një procedim nr 1542 për veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale” sipas nenit 287 i kodit penal.

Prokuroria e Përgjithshme ende nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar mbi këtë hetim, por burime të rezervuara thonë në bazë të tij qëndron ngjarja e 18 shtatorit, kur një makinë ‘Audi’  goditi mjetin e policisë lokale pranë tregut agro-ushqimor të qytetit.

Prokurorja Erida Kokonozi qëndron në krye të këtij hetimi që përfshinë emra të njohur jo vetëm në qytetin e Elbasanit.

Mes tyre qëndrojnë edhe biznesmeni Petrit Çela dhe i biri Suel Çela, që të dy të bërë të njohur për publikun e gjërë pas incidentin me makinën e policisë.

Pjesë e hetimit janë edhe biznemene të tjerë me veprimtari të gjerë në qytetin e Elbasanit por pak të njohur publikisht.oranews.tv

Tags: Elbasanpastrim parashprokuroriaQazim sejdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.