Lefter Sota, babai i Orest Sotës ka bërë një deklaratë sot ku shpjegon sipas tij shumën e parave prej rreth 800 mijë eurosh që iu gjetën të birit në makinë.
Ai thotë se kjo shumë do të përdorej si garanci, për një marrëveshje tregtare me Kurum. Nderkohe qe kompania Kurum thote se nuk kryen transaksione kesh.
Deklarata e Lefter Sotës:
Informoj opinionin publik dhe mediat lidhur me arestimin e djalit tim Orest Sota se:
Ne daten 1 nentor 2017 kam derguar djalin tim Orest Sota, te coje prane kompanise Kurum Sh.A, nje sasi eurosh ne kesh, si garanci per nje te treten e shumes se nje kontrate per 4000 ton hekur ndertimi.
Ashtu sic kam deklaruar edhe prane oficerit te policies, bazuar ne normat tregtare per mbajtjen e kontrates, kjo shume do te sherbente si garanci e kthyeshme, mbasi te ishte kryer pagesa e plote me banke.
Njoftoj se kjo sasi valute buron nga te ardhurat e mia personale e kursimet ne vite.
Une kam filluar aktivitetin tregtar ne vitin 1992!
Objekti tregetar i shoqerise eshte tregtimi i materialeve te ndertimit, hekurit te ndertimit, perpunimi i tij, si dhe perpunimi i skrapit dhe metaleve me ngjyra.
Kerkoj ndjese publikut dhe Policise së Shtetit per mosrespektimin e rregullave te qarkullimit rrugor, nga Oresti.
Deklaroj nen pergjesi penale dhe publike, se shuma e valutes eshte e imja, duke provuar perpara organit te akuzes.
Falenderoj Policin e Shtetit dhe organin e akuzes per profesionalizmin e treguar.
Respektoj gjithe spektrin politik dhe mediat per opinionet e tyre.
Lutem te respektoni shqetesimin tone dhe te leme drejtesinë te na gjykoje
Me respekt
Lefter Sota
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/