GRAFIKU/ Të ardhurat në muajin shtator 13%, më pak se plani

GRAFIKU/ Të ardhurat në muajin shtator 13%, më pak se plani

168
0
Shares

Një rekord tepër negativ është shënuar nga Administrata Tatimore gjatë muajit shtator, pasi janë mbledhur 13 për qind më pak të ardhura sesa plani. Ministria e Financave ka publikuar të dhënat zyrtare, që tregojnë se nga 100 milionë euro të ardhura që ishin parashikuar të mblidheshin në shtator, Administrata Tatimore ka mbledhur vetëm 87 milionë euro me një mosrealizim prej 13 milionë eurosh. Sipas tabelave të publikuara nga Ministria e Financave, të gjitha zërat e taksave janë me mosrealizim, një situatë kjo e pashënuar ndonjëherë më parë. Mosrealizimi më i madh vihet re në taksat nacionale, ku Tatimet kanë mbledhur 17.2 për qind më pak se plani, ndërkohë që edhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale si dhe Tatimi mbi Fitimin kanë mosrealizim në rend dyshifror. Për shkak të mosrealizimeve të mëdha, në shtator Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bllokuar rimbursimin e TVSH-së për bizneset duke dhënë dy herë më pak se sa në gusht. Kjo në një kohë kur kërkesat për rimbursim TVSH-je janë shumë të larta për shkak të projektit TAP dhe kaskadës së Devollit. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, deri në gusht Tatimet kishin akumuluar 30 milionë euro borxhe ndaj bizneset, për mosrimbursimin e TVSH-së. Gjasat janë që borxhi të jetë rritur më shumë në shtator, pasi për të ulur në mënyrë të sforcuar mosrealizimin drastik, Tatimet nuk i kanë kthyer bizneseve taksat që ata kanë paguar tepër.

Nis pikiata e të ardhurave

Rezultatet e dobëta në shtator kanë fshirë thuajse të gjithë suficitin që qeveria kishte akumuluar gjatë muajve paraardhës. Gjasat janë që mosrealizimet të jenë më të mëdha, gjatë muajve të mbetur të vitit për shkak të planit më të lartë. Situata në fjalë mund ta detyrojë qeverinë të rishikojë buxhetin e shtetit duke shkurtuar shpenzimet ose duke rritur borxhin. Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi disa muaj më parë se defiçiti buxhetor do të jetë dukshëm më i lartë nga kufiri i vendosur në buxhet, për shkak të shpenzimeve për energjinë elektrike, por edhe ecurisë së dobët në mbledhjen e të ardhurave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY