Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Burrel, tritol te dera e shtëpisë së kryebashkiakut të PD-së

04/11/2017
Burrel, tritol te dera e shtëpisë së kryebashkiakut të PD-së
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qyteti i Burrelit është tronditur mesnatën e kaluar nga një shpërthim i fuqishëm. Policia bën me dije ngjarja ka ndodhur në lagjen “Drita” në katin e katërt të një pallati. Mësohet se lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e shesh pushimit, 2 metra larg banesës së kryetarit të bashkisë Mat, Nezir Rizvani. Fatmirësisht në dy banesat që ndodheshin pranë eksplozivit nuk ka pasur njeri dhe nuk ka të lënduar. Dyert e dy banesave janë dëmtuar.
Policia njofton se rreth orës 00.40, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë njoftim se në lagjen “Drita”, Burrel, në shesh pushimin e brendshëm të një pallati është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nga verifikimet paraprake rezultoi se: Në lagjen “Drita”, Burrel, në shesh pushimin e brendshëm në katin e katërt të një pallati pesë katësh, midis dy hyrjeve, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Lënda plasëse ishte vendosur në shesh pushim me një distancë 160 cm larg derës së banesës të shtetasit M. B., rreth 55 vjeç, dhe 2 metra larg derës së banesës të shtetasit N. R., 53 vjeç, Kryetar i Bashkisë Mat.
Në të dy banesat e shtetasve M.B., dhe N.R., nuk ka pasur asnjë njeri në banesë. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar pjesërisht dy dyert e banesave të shtetasve të lartpërmendur.
Dyshohet se sasia e lëndës plasëse të ketë qenë rreth 50 deri në 100 gramë. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, si dhe po punohet në mënyrë intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

Tags: burrelkryebashkiakNezir Rizvanitritol

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“TV kombëtare: Qeveria merr dhjetëfishin e kohës televizive në raport me opozitën”

“TV kombëtare: Qeveria merr dhjetëfishin e kohës televizive në raport me opozitën”

25/05/2026
Kreu i KPP-së, Kreshnik Tërnova, qëndron 2 orë në SPAK për aferën “AKSHI”

Kreu i KPP-së, Kreshnik Tërnova, qëndron 2 orë në SPAK për aferën “AKSHI”

25/05/2026
GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“TV kombëtare: Qeveria merr dhjetëfishin e kohës televizive në raport me opozitën”

“TV kombëtare: Qeveria merr dhjetëfishin e kohës televizive në raport me opozitën”

25/05/2026
Kreu i KPP-së, Kreshnik Tërnova, qëndron 2 orë në SPAK për aferën “AKSHI”

Kreu i KPP-së, Kreshnik Tërnova, qëndron 2 orë në SPAK për aferën “AKSHI”

25/05/2026
GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.