DETAJE/ Ja e vërteta e kërcënimit të prokurorit – “Do vrasim veten”

DETAJE/ Ja e vërteta e kërcënimit të prokurorit – “Do vrasim veten”

140
0
Shares

“Nuk e kam kërcënuar me jete prokurorin. Ai ka përgjegjësin e vet pasie vërteta për aksidentin ku humbi jetën im bir 2 vjeç, nuk u zbardh”. Kështu deklaron Luftar Buzi, i cili akuzohet se bashkë me gruan, Pranverën kanë kërcënuar prokurorin e çështjes, Ç. S., që gjykoi aksidentin fatal të 5 viteve më parë. Luftar Buzi pohoi se shkaktari i aksidentit u lirua pak orë pas ngjarjes, ndërsa theksoi se çështja u mbyll për të rifilluar sërish.
Çifti kërkon që personi që shkaktoi aksidentin të vihet para drejtësie.
Ndër të tjera Luftar Buzi tregon se i kishte dërguar për këtë rast një letër kryeministrit Edi Rama, ku i shprehte të gjitha shqetësimet e tyre emocionale.
Mes të tjerash ai i kishte shkruar: “Në letër i thashë që do vras gruan dhe vras veten”.
Ndërkohë, Pranvera Buzi tregoi se mbrëmjen e djeshme policia shkoi për kontroll në banesën e tyre, ndërsa shtoi se ishte në dijeni të letrës, pasi e kishte shkruar vet.
Sakaq, avokati i çiftit e cilësoi shkelje nga policia shoqërimin e prindërve, pasi sipas tij ata nuk përbëjnë rrezik. Të dy burrë e grua do të procedohen penalisht nga policia lidhur me pretendimet e ngritura për kërcënim ndaj prokurorit.

Ngjarja sipas Policisë
Ngjarja ndodhi në vitin 2012 në qytetin e Fierit, kur kamionçina përplasi për vdekje 2-vjeçarin Dionis Buzi teksa ky i fundit luante. Në muajin shtator 2017 shtetasi L. B., 60 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, Fier, ka dërguar një letër ankesë në autoritetet shtetërore ku nëpërmjet saj ka shprehur ankesën për një ngjarje të ndodhur në vitin 2012 ku si pasojë e një aksidenti, ka humbur jetën djali i tij 2 vjeçar. Sipas këtij shtetasi, nuk janë kryer veprimet e duhura hetimore nga ana e Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes. Në këtë letër ai ka kërcënuar me jetë Prokurorin e çështjes, shtetasin Ç.S. U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe filloi procedimi penale në gjendje të lirë për shtetasin L.B për veprën penale “Kanosja e Gjyqtarit” parashikuar nga Neni 317 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY