DEBATET/ PD dhe LSI bashkojnë votat, KQZ nuk ia heq mandatin kryebashkiakut...

DEBATET/ PD dhe LSI bashkojnë votat, KQZ nuk ia heq mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës

256
0
Shares

Anëtarët e propozuar të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë bashkuar votat, duke rrëzuar kërkesën e dy anëtarëve të PS-së, për t’i hequr mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Në kërkesën e PS thuhej se Kapllanajt, kryebashkiak i PD, duhet t’i hiqej mandati në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, pasi siaps tyre ishte dënuar për vjedhje në Itali.
Këtë fakt kryebashkiaku i Mallakastrës e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit kur fitoi mandatin në vitin 2015.
Kërkesa u dorëzua në komision, nga dy anëtarët e KQZ, Denar Biba dhe Bledar Skënderi.
Por anëtarët e PD dhe LSI vlerësuan se për këtë çështje është diskutuar njëherë në 2016, dhe KQZ ka mbajtur një qendrim që mandati nuk duhet t’i hiqej.

Debatet
Eridian Salinji (Perfaqesues i PS): Ti (Zguri) nuk mund të mbrohesh këtu se je i pavarur. Se ku i je i varur ti e di vetë. Deklarata që bëri PS duhej bërë shumë ditë më përpara jo sot. Ti sot e ke vënë në dyshim karrigen që ke. Ti nuk mund të fshehësh kërkesën. Kjo ndodhi, është përgjegjësi e juaja. Nëse shkel ligjin, duhet të presësh edhe përgjigjen. Ti erdhe me një marrëveshje politike aty. Marrëveshja ka mbaruar tani dhe besoj që edhe ti je i fundit i mohikanëve. Në rastin e Kapllanajt ligji i dekriminalizimit ka edhe efekte prapavepruese. Personi në fjalë është subjekt i ligjit për dekriminalizimin. Arsyetimi i Prokurorisë është jologjik.
Ivi Kaso (Përfaqësuesi i PD): PS ka një hall të madh, do të heqë vëmendjen nga droga, nga Habilajt, nga Saimir Tahiri dhe të gjitha çështjet që i kanë dalë. Presioni i paprecedentë që i është bërë KQZ-së, është ndeshur edhe në dy raste të tjera kur PS ka pasur një hall të madh. E ka pasur këtë hall të madh edhe në 2007 me Elbasanin dhe në 2011 kur humbi mandatin në Tiranë. Prokuroria në rastin e Mallakastrës nuk ka zbuluar asgjë. Dënimin në vitin 2004 ai e ka deklaruar vetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY