MASHTRIMI/ “Zyrtari i Drejtësisë” me truprojë dhe shofer personal, “shoping” kostume e...

MASHTRIMI/ “Zyrtari i Drejtësisë” me truprojë dhe shofer personal, “shoping” kostume e këpucë pa paguar

415
0
Shares
Foto Ilustruese

Në rrjetën e të dënuarit nga gjykata për mashtrim, shtetasit Lavdrim Muço kanë rënë edhe persona të tjerë.
Në vitin 2014, Lavdimir Muço është dënuar me 2 vjet burg për “mashtrim”. Ai hiqej si punonjës i Ministrisë së Drejtësisë dhe mashtronte qytetarë dhe tregtarë të ndryshëm. Lidhur me këtë çështje, denoncimi i parë është bërë më datën 8. 5. 2014 në Komisariatin e Policisë nr. 2, Tiranë, ku është paraqitur P. P.
Ky i fundit është tregtar rrobash dhe ka kallëzuar Muçon se i ka marrë tre kostume me vlerë 400 mijë lekë të vjetra si punonjës ministrie dhe se pagesën do ia kryente më vonë me transfertë bankare. Po kështu, edhe një tregtar tjetër e ka kallëzuar në atë kohë, se i kishte marrë tre këpucë burrash pa ia paguar paratë.
Edhe tregtarit I. K., Muço i kishte thënë se ishte zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë dhe se do ia paguante paratë me transfertë bankare.
Ai, gjithashtu, kishte marrë edhe një apartament me qira, por që këtë të fundit nuk e ka paguar.
Muço kishte bërë edhe disa njoftime nëpër media, se kërkonte një shofer dhe një truproje. Ai pati mashtruar edhe dy shtetas të tjerë, që i kishte “punësuar” për detyrat e sipërpërmendura. Truproja dhe shoferi kanë qenë me Muçon kur janë bërë “blerjet” nëpër dyqane dhe kanë kallëzuar “ish-shefin” e tyre, pasi ky i fundit nuk ua dha pagat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY