Myftaraj: Kush është diplomati i tregtisë së arit, biznesi që bën namin...

Myftaraj: Kush është diplomati i tregtisë së arit, biznesi që bën namin në Shqipëri por nuk taksohet

1171
0
Shares

Tregtia e arit në Shqipëri dhe krijimi i monopoleve me njerëz me pushtet në Tiranë janë trajtuar sonte nga gazetari Kastriot Myftaraj në emisionin e tij “Ju flet Moska” në ora neës.

“E nisa me një pyetje: Pse Shqipëria ka rezervë të vogël ari dhe një treg të madh ari të pa taksuar, të parregulluar me ligj? Sa të ardhura merr shteti nga tregtia e ajrit? Njeriu që ka pikën kryesore të kambizmit me BSH në ish-Bllok ishte ish-Drejtor i Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave dhe u emërua nga lobisti kryesor i tregtisë së arit në Shqipëri në qeveri, Arben Ahmetaj, me ndërhyrjen e tij u emërua Ambasador në Turqi, nga ku bëhet një pjesë e madhe e qarkullimit të arit që vjen këtu.Është diplomat i arit ai.Do flasim përsëri për atë person”, deklaron Myftaraj gjatë emisionit duke patur parasys ish- drejtorin e pastrimit të parave në Shqipëri, Genti Gazheli.

Sipas Myftarajt, Shqipëria nuk përfiton shumë nga tregtia  earit për shkak se ai është mall pa akcisë dhe trgtia e këtij malli është lënë qëllimisht e parregulluar.

Ari përbën 2% të rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë, 1.6 ton sot afërsisht kur GDP është 13.5 miliard dollarë.

Maqedonia me 11 miliard GDP e ka rezervën e arit 6.8 ton, katër herë më të lartë se ne.

Serbia me 38 miliard GDP, e ka rezervën e arit 18.9 ton, 12 herë më shumë se ne.

Rumania me 187 miliard GDP e ka 103 ton.

Greqia me 194 miliard GDP, e ka 112 ton.

Bullgaria me 52 miliard GDP e ka 40 ton.

Gazetari Myftaraja thotë se Banka e Shqipërisë kryen mjaft transaksione në emër të depozituaesve privatë të arit por nuk i raporton ato.

“Ku qëndron problemi? Rezerva e arit mbahet qëllimisht e ulët nga lobi i tregtarëve të arit, të cilët i kanë paratë sot në bankë, shikojnë lëvizjet në tregun botëror dhe banka bën veprime, shet dhe blen dhe ka fitime që nuk taksohen, transaksionet. Po të lexoni raportet e BSH dhe qeverisë, nuk përfshihen kurrë këto. Ore sa transaksione bëhen me arin në Shqipëri nga bankat, depozituesit e mëdhenj? Sa të ardhura dalin, sa taksohen këto? Këtu po thuhet të taksohet biznesit i vogël për TVSH, dyqanet e lagjeve dhe këta të mëdhenjtë që bëjnë këto lëvizje me arin, ka një xhiro të jashtëzakonshme”, theksoi ai.

Në vijim ai shpjegon se gjithë kjo tregti rregullohet vetëm me një rregullore për veprimtarinë valutore të Bankës së Shqipërisë ku neni 12 thotë “ lëvizjet e arit dhe metalet e çmuara në pikat doganore”. Transaksinet që bëjnë bankat nuk parashikohen.

I njëjti nen në pikën 12 thotë se “bankat dhe degët e bankave të huaja kanë të drejtë të kryejnë transaksine me arin dhe materialet e çmuara vetëm pas licensimit nga BSH për këtë aktivitet. Transaksionet e hyrjes dhe daljes të metaleve të çmuara trajtohen dhe realizohen njësoj si për valutat”. Qëllimisht nuk flitet për transaksionet që bëhen. Në këto transaksine shumë fitimprurëse që nuk duan ti taksojnë janë përzier politikanë, biznesmenë të mëdhenj të gjithë fushave, mafiozët që nxjerrin paratë e drogës, përfunon gazetari Kastriot Myftaraj.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY