Rrëfehet e dënuara për prostitucion: Si përfundova në rrugë, kam bërë orgji...

Rrëfehet e dënuara për prostitucion: Si përfundova në rrugë, kam bërë orgji me 8 meshkuj

261
0
Shares
Foto Ilustruese

Një e re, e cila vuan dënimin në burg e grave në Tiranë për ushtrim prostitucioni, ka rrëfyer momente nga jeta e saj. Erisa, (emër redaksional) tregon në emisionin “Studio e Hapur” në “News24”, sesi përfundoi duke ushtruar prostitucion, kryesisht në kryeqytet. Nevoja për t’u kujdesur për fëmijën e saj, e detyroi t’i futej kësaj rruge, të cilën thotë se e ushtron prej dy vitesh.
Në një intervistë për gazetaren Klodiana Lala, ajo thotë se “puna” e saj nuk kishte orar apo planifikim. Asaj i ndodhte të punonte 72 orë pa shkëputje, me pushime të shkurtra 30-minutëshe.
Ndërsa thotë se kishte raste kur punonte me 10 – 15 klientë në ditë-natë.
Ajo çka të bën më shumë përshtypje në ato çka Erisa rrëfen, është fakti se pavarësisht gjithçkaje, ajo nuk do të heqë dorë nga prostitucioni. Ajo thotë se pasi të lirohet nga burgu, do të vijojë këtë rrugë, por jo në Shqipëri.
Sakaq, Erisa rrëfen një moment tepër drithërues për këdo, por jo për të. Ajo thotë se ka qenë pjesë e një orgjie, ku së bashku me një shoqen e saj, kanë qenë në praninë e 8 meshkujve.
E pyetur nëse është penduar për këtë, ajo përgjigjet jo, madje shton se do ta provonte përsëri.

Mund të më thuash deri në sa klientë kishe brenda një ditë-nate? Brenda 24 orëve…?
Ka pasur raste që kam ndenjur edhe tre ditë pa shkuar në shtëpi, vetëm duke punuar.

Si ta kuptoj unë këtë?
Për tre ditë, 24 orë në 24 vetëm gjysme orë pushim. Pjesa tjetër punë, me klientë të ndryshëm. Ndodh 10 klientë në ditë, deri në 15.

Ke frikë?
Në fillim po. Kam pasur shumë frikë, se nuk dija si të sillesha, si të veproja, ndërsa tani jo. Tani e kam marrë në dorë situatën.

Në momentin që ju do përfundoni këtë dënim, do dilni në jetën e lirë. Do t’i ktheheni prapë këtij profesioni? Këtë doni të më toni? Prapë këtu në Shqipëri apo…
Kam një ofertë pune në Barcelonë, në Spanjë. Është me licencë, e me të gjitha.

Sa para fiton në një ditë?
Mund të arrij deri në 500 – 600 mijë.

Ka pasur raste kur ju keni pasur orgji? Pra dy apo tre klientë njëherazi?
Po, me 8.

Si 8?
Tetë meshkuj përnjëherë, unë dhe një shoqe tjetër.

Ky është trill apo jo?
Jo, është e vërtetë. Kemi qenë në një hotel në autostradën Tiranë – Durrës, nisi si lojë dhe përfundoi tamam.

U takuat në ndonjë lokal?
Isha unë bashke me këtë shoqen time, dhe një shokun tonë, edhe nisi si punë basti, si punë sfide. Unë e pranova sfidën edhe u ngjitëm sipër, dhe ai mori shokët e vet në telefon. Dhe i solli aty, tetë bashkë me atë.

Sa fitove brenda asaj nate?
300 – 400 mijë.

Je penduar?
Jo.

Do ta bëje prapë të njëjtën gjë?
Po.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY