Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Aktiviteti kriminal i Habilajve xhiroi mbi 20 milionë euro”

31/10/2017
PËRGJIMET/ Biseda midis vëllezërve Habilaj: Porositë që më dha “shefi i madh” në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në njoftimin e sotëm, Prokuroria italiane ka nxjerrë detaje të reja lidhur me trafikun e drogës nga grupi i Habilajve. Ajo thotë se grupi kishte në kontroll trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali dhe se kishte një aktivitet kriminal me xhiro 20 milionë euro. Sot, policia e Vlorës ka sekuestruar biznese e apartamente të vëllezërve Moisi dhe Florjan Habilaj, të cilat dyshohet se janë krijuar me veprimtari kriminale.
Për hetimin e kësaj prokurorie, në kuadër të operacionit të njohur si “Rosa dei Venti” që solli në ekzekutimin e një mase arresti të Gjykatës së Catanias për 11 persona, pjesë e një organizate kriminale italo-shqiptare të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe të armëve, efektivët e Guardia di Finanza në Komandën Rajonale të Catanias kanë mbërritur para pak ditësh me mision në Tiranë, Shqipëri.
Oficerët e Njësisë së Policisë Gjyqësore të Catanias, me ndihmën e kolegëve të Shërbimit Ndërkombëtar të Policisë në Departamentin e Sigurisë Publike-Interpol, Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza dhe Drejtorinë Qendrore të Shërbimeve Antidrogë kanë dorëzuar aktet e referuara, procedimin penal Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare dhe kanë marrë pjesë në arrestimin e një prej 4 shqiptarëve që nuk u kap në territorin italian por që ishte në kërkim me një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Catanias me kërkesë të Prokurorisë.
Bëhet fjalë për Nezar Seitin, (lindur në Shqipëri në 30/03/1977) në rolin e tij si përgjegjës transporti dhe përgjegjës për shkarkimet në Itali të lëndës narkotike, në organizatën e përfaqësuar nga Moisi Habilaj, (dlt.1978) koka e këtij trafiku, e nga bashkëpunëtorët e tij, Maridian Sulaj e Fatmir Minaj, (dlt.1962), tashmë të arrestuar në 14 tetor në Ragusa.
Në lidhje me Nezar Seitin dhe arrestimet e tjera të shtetasve shqiptarë, nga hetimet e bëra nga policia e Tiranës është zbuluar në ngarkim të grupit kriminal ndërkombëtar, një tjetër ngarkesë marijuane që do të trafikohej nga Shqipëria në Itali me rreth 4 ton, e sekuestruar në vend falë edhe shkëmbimit të informacionit të realizuar mes autoriteteve gjyqësore të dy vendeve, raporton BalkanËeb.
Kujtojmë se organizata italo-shqiptare në vitet e fundit kishte arritur të transportonte në Itali nga brigjet shqiptare më shumë se 3 ton e gjysmë marijuanë e cila në disa raste është sekuestruar pas hetimeve të gjata dhe komplekse.
Banda, e cila dispononte edhe armë dhe municione, pasi i janë sekuestruar automatikë tip kallashnikov dhe qindra municione, kishte marrë kontrollin e importit nga Shqipëria të sasive të mëdha të drogës, të llojit marijuanë që më pas përdorej për të mbushur sheshet në Catania dhe në provincat e Ragusës e Siracusës, duke realizuar një xhiro prej më shumë se 20 milionë eurosh.
Bashkëpunimi ndërkombëtar mes autoriteteve gjyqësore, i favorizuar nga operacionet e stafit të Interpol, të DCSA dhe të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza, ka bërë të mundur kështu të mbyllen me sukses ekzekutimet e masave të arrestit të dhëna nga Gjykata e Catanias.

Tags: habilajmilione euroXhiro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.