Fevziu tregon arsyet se pse iku Visho Ajazi

Fevziu tregon arsyet se pse iku Visho Ajazi

290
0
Shares
Gazetari i njohur Blendi fevziu ka treguar sonte arsyet se pse u largua nga posti kreu i SHISH, Visho Ajazi. Ne nje analize ne lidhje me kete ceshtje ai ka renditur disa nga rrethanat qe sollen ndryshimin e madh ne krye te sherbimit sekret shqiptar.
Komenti i plote:

Ka qenë e papritur për Presidentin Meta, për krerët e partive opozitare Basha e Kryemadhi dhe po ashtu për ish Kryeministrin Berisha që e emëroi Vishën në atë pozicion 5 vjet më parë. Nuk dihet nëse Rama ka pasur dijeni për dorëheqjen, por mënyra se si ai vijoi me propozimin e ri brenda më pak se 30 minutash të bën të besosh që ai ka qenë në mos i njoftuar, së paku i informuar për lëvizjen befasuese.

Po përse Visha dha dorëheqjen tani dhe përse dorëheqja e tij konsiderohet e papritur?

E para, Visha nuk kërcënohej nga një mandat i limituar dhe nuk përballej me sfidën e rizgjedhjes. Shefi i Shërbimit Sekret mund të qëndronte në detyrë sa kohë të donte. Ai mund të largohej prej andej ose me dëshirën e tij, ose nëse Presidenti dhe Kryeministri dakordoheshin për largimin. Siç ka ndodhur me paraardhësit e tij më 1997, 2002 dhe 2012. Sipas të gjitha informacioneve, Ajazi kishte besimin e Presidentit Meta dhe largimi i tij nga Rama vështirë se do të ndodhte. Pra ai nuk ndihej i kërcënuar, por i garantuar.

E dyta, në klimën e javëve të fundit kur beteja kundër Kanabisit dhe bandave të tij duket se po bëhet emergjente dhe po e pranojnë të gjithë, Visho Ajazi duhej të ishte më kryelarti. Shërbimi informativ ishte i pari që kishte ngritur alarmin për kanabisin. Ai kishte hartuar zyrtarisht një raport për implikimin e oficerëve të policisë në trafikun e narkotikëve. Një raport i cili u bë bazë për nisjen e një çështjeje penale nga Prokuroria ndaj drejtuesve të policisë në qarqe.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare thirrur nga Presidenti më 3 nëntor 2016, Visho Ajazi ka qenë më denoncuesi. Ai ka thënë një fakt që deri më sot nuk është bërë publik. Nga burime tonat ai ka deklaruar atje se shërbimi sekret ka dhënë alarmin për futjen thuajse legale, por edhe ilegale në Shqipëri të farës së kanabisit. Po në atë mbledhje ai ka deklaruar se në Shqipëri janë futur 7 milion fara kanabisi dhe se askush nuk ka reaguar për këtë. Bllokimi i Kanabisir duhej të niste nga bllokimi i farës që e prodhon.

Shish ka folur me emra konkretë dhe me shqetësim dhe sot, të gjithë po vijnë tek ai alarm i njoftuar së pari nga Ajazi.

E treta, Shqipëria ndodhet në një moment shumë delikat në hetimin e drogës, nisur nga hetimi i rastit Tahiri. SHISH si edhe Prokuroria kanë një rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim. Dhe dorëheqja ngre pikëpyetjen nëse ka ajo lidhje me hetimin aktual ndaj Tahirit?

Dhe pikërisht në këtë moment, Ajazi ka vendosur të largohet. Ka vendosur vetë apo e kanë detyruar të vendosë, këtë nuk mund ta thotë askush me saktësi. Sepse askush nuk e di çfarë ka ndodhur realisht në këtë fundjave mës Shefit të SHISH dhe forcave të tjera politike në vend. Siç nuk e dimë çfarë ka ndodhur në aksionin e Babicës dhe sa ka luajtur rol ai aksion në këtë dorëheqje.

Çështja është që largimi i Ajazit prish balancat në institucionet ligjvënëse. Rama ka dërguar emrin e zëvendësit të Ajazit dhe kjo kuptohet përse. E para ai mund të jetë më i pranueshëm për Presidentin Meta që duhet të konfirmojë propozimin dhe e dyta ai është më garant për shërbimet partnere, sidomos Amerikanët, sepse ka punuar për 21 vjet në SHISH.

Por largimi i Ajazit, së bashku me largimin e Lallës që i mbaron mandati në Dhjetor, vënë nën kontrollin e qeverisë, dy institucione që ishin jetike për kontrollin e abuzimeve të saj. Ndaj pikëpyetja se përse u dorëhoq Ajazi do vijojë ende për shumë kohë, ndoshta pa marrë kurrë atë përgjigje që e mendojnë të gjithë…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY